• |
ide | kryesore

SPAK/ Kreu i KLP-së flet për arrestimin e politikanëve të korruptuar

Lajme, Të fundit



Krei i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka deklaruar se Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit (SPKA) ka të gjitha kushtet administrative, ligjore për të proceduar këdo politikan të nivelit të lartë dhe gjithashtu krimin e organizuar.

Në një raportim ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, Ibrahimi u pyet nga deputeti i “opozitës së re”, Andi Përmeti nëse SPAK do të ketë fuqinë për të dënuar politikanët e korruptuar, apo do të ndiqet e një metodologji e ngjashme me procesin e vetting-ut, ku “të paktën deri me sot do të mjaftohet duke i larguar ata nga skena politike, ku ata do te mundë të shijojnë të qetë lekët që iu kanë vjedhur ndër vite shqiptarëve.?”.

Kreu i KLP-së u përgjigj se rezultati i SPAK-ut mbetet për t’u parë.

Biseda:  

Andi Përmeti– “Shqiptarët shpresojnë shumë nga SPAK, nga drejtësia e re. Është mbase shpresa e fundit që na ndan nga një shtet ndryshe në të ardhmen, ndryshe nga ky i sotmi ku secili kërkon një pozicion per te mbushur xhepin dhe jo për të bërë diçka të mirë, gjithashtu është shpresa e fundit e shqiptarëve për të vendosur dinjitetin e nëpërkëmbur nga politikanë të korruptuar që kanë 30 vjet qe e vjedhin këtë vend. Prandaj ju uroj punë të mbarë por mbi të gjitha shpresa që SPAK të jete sa më shpejt në funksion. Gjithashtu dua t’ju pyes: A do ketë kushtet dhe fuqi SPAK të çoj përpara përgjegjësisë, të arretojë politikanet e korruptuar apo si Vettingu, të paktën deri me sot do të mjaftohet duke i larguar ata nga skena politike, ku ata do te mundë të shijojnë të qetë lekët që iu kanë vjedhur ndër vite shqiptarëve.? 

Genti Ibrahimi: Rezultati real do te duket nga rezultati i SPAK. SPAK ka të gjitha kushtet administrative, ligjore për të proceduar këdo politikan të nivelit të lartë dhe gjithashtu krimin e organizuar.

Ibrahimi ka folur sot në Komisionin e Ligjeve edhe për akuzat e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në sistemin e drejtësisë është ngritur “grupimi më i rrezikshëm kriminal i quajtur KÇK , (Kap  Ç’të Kapësh). Duke iu referuar kësasj deklarate, Ibrahimi e ka quajtur qëndrimin e Ramës si akuzë politike që është e pamjaftueshme për të nisur një gjyq. ©Lapsi.al



4 Comments

  1. Jo zoteri akuza politike mund te beje opozita por KM qe ka te gjithama mundesite ligjore per informacione te sakta nuk mund te flase me hamendje,prandaj ju duhet te fokusoheni me perparesi ne kto akuza sepse kjo e kompromenton krejt procesin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *