• |
ide | kryesore

U nxorri gishtin e mesit protestuesve, OSBE merr në shqyrtim gjestin e ambasadorit Borchardt

Lajme, Të fundit



Zyra qendrore e OSBE-së ka bërë me dije se ka nisur një proces të brendshëm trajtimi të incidentit të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, ku u përfshi ambasadori Berndt Borchardt.

Në një përgjigje të dhënë përmes postës elektronike, zyra e OSBE-së ka informuar një prej banorëve të Astirit se shqyrtimi i gjestit të turpshëm të Borchardt, i cili u tregoi gishtin e mesit qytetarëve të mbledhur para Drejtorisë së Policisë, për të protestuar për lirimin e bashkëbanorëve të tyre të arrestuar, është një çështje që i përket menaxhimit të brendshëm dhe se në lidhje me të nuk mund të jepen detaje shtesë.

Në e-mail, zyra e OSBE-së, e konsideron gjestin e ambasadorit të pahijshëm, por nga ana tjetër thekson se ky incident nuk mund të zymtësojë punën e bërë nga kjo organizatë në asistimin e kryerjes së reformave të fushave të ndryshme në Shqipëri.

 

 

 

Borchard ka pranuar gjestin  e turpshëm duke u kërkuar ndjesë banorëve të Astirit. Në një postim në llogarinë zyrtare të prezencës së OSBE-së në Tiranë në rrjetin social “Twitter”, ambasadori shkruan se respekton të drejtën e shqiptarëve për të protestuar.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, ambasadori Borchardt.

Borchardt ofendoi protestuesit, teksa ata po lëshonin thirrjen “Rama ik!”. Për arsye që ende nuk dihen, ambasadori ngriti gishtin e mesit dhe u largua. Pak metra më tej, ai e tregoi sërish gishtin e mesit ndaj protestuesve, veprim ky që ka ngjallur një sërë reagimesh në opinion publik. ©Lapsi.al

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *