• |
ide | kryesore

Vendimi i BE për negociatat/ Merkel: Premtimet duhen mbajtur, por në një pikë mbështes Macron

Lajme, Të fundit



Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për mungesën e konsensusit mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbi vendimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë për shtyp nga Këshilli Evropian, Merkel u shpreh se ky vendim i BE-së do të shkaktojë zhgënjim mes dy vendeve me statusin kandidat nga Ballkani Perëndimor, duke shtuar se mirëkupton qëndrimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili i mëshon nevojshmërisë për reformimin e sistemit të zgjerimit të Unionit.

Janë disa vende që kanë rezerva për hapjen e negociatave. Ne kemi diskutuar për këtë, problemi është se cili do të jetë efekti nëse hapen negociatat. Patjetër që do të zhgënjehen si kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Unë fola me Zaev, por e mbështes në një pikë Macron sa i përket procesit ë zgjerimit që duhet reformuar. Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë ne vërtetë dëshirojmë që të ndodhë hapja e negociatave. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatave. Ndryshimi i emrit ka qenë një progres i madh, por edhe Shqipëria ka bërë progres, por nuk na ka bërë ende që të marrim një vendim unanim, ka pasur ndasi sa i përket një vendimi të përbashkët.“- tha Merkel.

Ndërsa e pyetur veçmas për Shqipërinë, kancelarja vuri në dukje se ecuria e vendit, nuk ka qenë e mjaftueshme për të dhënë “dritën e gjelbër” të nisjes së bisedimeve. “Në Gjermani ka rezerva sa i përket Shqipërisë, bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë , ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur, në Shqipëri vazhdon të ketë probleme, përfshirë edhe emigrimin, megjithëse Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket kësaj çështje. Në fakt kur bëjmë premtime, patjetër që duhet t’i mbajmë dhe nuk duhet t’u kthejmë shpinën vendeve ndërkohë që bëjmë premtime. Në fakt janë disa faza sa i përket anëtarësimit në BE”, u shpreh Merkel.



4 Comments

  1. Nje njeri i madh, grua shteti me bole sa oer 10 evropiane burra shteti. Kjo nuk e hedh poshte kollaj fjalen e dhene! Por kur ke perballe urithe si Rama qe hyjne e dalin skutash….

    1. respect per zonjen e rraces ariane ,te perbashket me per ndihmesen e pakursyer qe gjermania na ka llene,,kuptohet se jo gjithcka ndollet ne doren tuaj por,gjermania beri maksimumin,ne si komb do na mjaftonte vetem gjermania ,dhe vetem me te te kishim mardhanie ne gjitha fushat ,dhe do ishim disa here me mire se te hynim ne evrope,per ne shqiptaret do ishte disa here me mire qe minieren e bitumit te selenices qe e shfrytzon perms korrupsionit franca prej 300vitesh padrejtesisht ti hiqet dhe ti jepet me koncesion mikut te shqiptareve gjermanise po ashtu dhe burime tjera minerale qe franca zhfrytezon mbase duhet pak reciprocitet ,qe tjereve tu tregojme qe nuk jemi te parendesishem ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *