• |
ide | kryesore

Video/ Art e elegancë, Kallaku i ul flamurin Flamurtarit: 24 orë në krye të Superiores për Teutën

F1, Sport, Video



Një gol si ai i minutës së 47 kishte kohë që nuk shihej në fushat e Superiores: kontroll, elegancë ide dhe këmbë të afta për ta dërguar topin aty ku Moçka nuk mund ta arrinte. Kallaku shfaq gjithë klasin e tij në manovrën brenda zonës, që i shkaktoi dëshprimin ish-shokut të tij të skuadrës dhe e konfirmon fantazistin si një nga lojtarët më të talentuar të kampionatit. Teuta imponohet kështu në një ndeshje delikate, kundër një Flamurtari që përtej gjithë vështirësive luajti me zemër, si i barabartë me kryesuesit e Superiores, që me 1-0 në Elbasan Arena, do të jenë të paktën për 24 orë të vetëm në shkallën e parë të renditjes.

Sadedini me apo pa ultimatum i ka kartat të hapura, pa shumë alternativa e pa shumë mundësi për të bërë revolucione në organikën kuqezi. E megjithatë vlonjatët që kanë marrë vetëm dy pikë deri tani, mbajtën fushën mirë, duke e asfiksuar skuadrën e Shkëmbit, që pothuaj në pjesën e parë nuk u pa fare në portën kundërshtare, me përjashtim të një pretendimi të zbehtë të
Kallakut për penallti.

Por kapiteni i Kombëtares Under 21 e zgjidhi ndeshjen dy miuta pas rifillimit, duke finalizuar në mënyrë brilante një aksion me shumë pasime, duke shfrytëzuar spondin e Nikaç. Ndeshja për vlonjatët mbaoi pikërisht aty, sepse Flamurtari pak mundësi kishte të bënte përmbysjen, ndërsa ajo që mund të quhet pozitive për formacionin e Sadedinit ishte fakti që nuk u shthurën e as lëshuan lojën nën presingun e durrësakëve, që shkojnë në 15 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *