• |
ide | kryesore

Dështimi me negociatat/Opozita maqedone kërkon zgjedhje të parakohshme

-Instant, Të fundit



Mosmarrja e datës për negociata, sipas liderit të opozites maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micskoski e fut shtetin në nje periudhë të re.

“Mosmarrja e datës është vetëdijesim, se shteti hyn në periudhë të re. Ky vendim është humbje, por jo e popullit, por për politikat e kësaj qeverie dhe Zaevit”, tha Mickoski në konferencë për media.

Ai ka deklaruar se është në të drejtë ajo çfarë kanë thanë, se politikat dhe krimi e kanë fundosur shtetin, për pasojë të së cilës ne sot nuk kemi marrë datë.

“Kjo Qeveri do të zëvendësohet. Populli kërkon zgjedhje parlamentare të parakohshme, njësoj sikur unë”, tha Mickoski, i cili shtoi se kjo është e pashmangshme tashmë, edhe nëse refuzon pushteti.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *