• |
ide | kryesore

Dështimi në negociata/ Kërkohet fajtori, Rama apo Makroni?

-Instant, Arkiva, Kryesore

Dështimi i Shqipërisë për të moshapur negociatat në mbledhjen e Këshillit Europian të këtij tetori dhe shtyrja me gati një vit e vendimit për në samitin e Zagrebit, në maj 2020, po shoqërohet me replika të forta në vend.

Qëllimi i tyre është të vënë gishtin mbi fajtorin.

Me këtë synim të gjitha palët janë selektive dhe potenciojnë ato argumenta që u leverdisin, pa dhënë një pamje të përgjithshme të së tërës.

Kështu Rama përpiqet të vërtetojë se gjithçka është e lidhur me një problem të brendëshëm të BE-së. Ai këmbëngul se shumica e vendeve, madje dhe komisioni në Bruksel ishin të vendosura pro nesh.

Nga ana tjetër opozitarët dhe kritikët e tij e eklipsojnë fare problemin brenda BE duke e vënë theksin tek difektet e qeverisë, tek deklarata e Merkelit se nuk qe një vend, por disa që ishin kundër Shqipërisë (pra ndryshe nga Maqedonia), tek pretendimet e Makronit për azilkërkuesit tanë, për rezervat e Hollandës për kriminalitetin dhe ato të Danimarkës për korrupsionin.

Sipas këtyre pretendimeve edhe po të mos ishte problemi që Parisi i hapi vendeve anëtare, Shqipëria do të ishte djegur gjithësesi.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Rama ka të drejtë të festojë edhe sot

Pikërisht këto pozita të barikaduara janë vërejtur edhe në replikat politike të ditës së sotme. Ministri në detyrë Gent Cakaj tha në një komunikim me mediat se:“Kjo shtyrje e vendimmarrjes nuk lidhet me meritat e Shqipërisë, por pasqyron një varg divergjencash brenda BE-së” duke argumentuar:“Presidenti i Francës ka një qëndrim të prerë se nuk mund të zhvillohen negociata të reja pa një ndryshim dhe pa reformim të BE-së dhe strukturës së saj. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u trajtuan në mënyrë identike, pasi të dy vendet i kanë plotësuar kushtet për të nisur negociatat, por shtyrja e këtij vendimi nuk ka të bëj me performancën e tyre, por me faktorë të brendshëm”.

Brenda mureve të BE/ Një plan gjerman për të shpëtuar Shqipërinë dhe Maqedoninë

Një përshtypje krejt të kundër krijon po të shikosh atë që pretendon kryetarja e LSI, Kryemadhi për të cilin e gjitha sa ka ndodhur është një dështim personal i kryeministrit: “Dështimi është individual, personal e i fokusuar vetëm tek ai, Rama zgjodhi të ndërtojë të ardhmen e tij mbi të ardhmen e shqiptarëve, zgjodhi ti grabisë, të detyrojë mijëra shqiptarë te largohen për shkak të tokës së djegur që ndërton” tha ajo duke kërkuar një largim të menjëhershëm: “Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësine e rëndë që rëndon mbi kryeministrin, shqiptarët ia kanë dalë të bindin Evropën se e duan, por e kanë të qartë se pengesa e vetme për këtë ëndër dhë është Rama” këmbënguli ajo.

Në të njëjtën linjë është edhe PD. Sali Berisha e krahasoi izolimin që Rama po i bën Shqipërisë me atë të Enver Hoxhës, ndërsa një ditë më parë Basha jo vetëm e bëri fajtor kryeministrin, por denoncoi edhe propagandën e tij për të ngarkuar me përgjegjësi BE-në: “Në këtë gjendje nuk ka shanse të hysh në BE. Dil e pyet një shqiptar të thjeshtë a është gati Shqipëria e do të thotë jo. Kush nga ne nuk e di se çfarë valë emigrimi ka Shqipëria. Vendi ynë ka numrin e azilantëve më të madh në planet. Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi. Këta thonë ne kemi bërë detyrat, plastë armiku, plastë fashisti. Në Europë nuk shkohet me propagandë”.

Por pavarësisht këtij debati të ngujuar në llogore, e vërteta duket se është diku më në mes. Pa diskutim që qeveria është fajtore në mbetjen pas Maqedonisë. Pa dyshim që ajo nuk kishte kundër vetëm presidentin Macron, por edhe Danimarkwn Holandën e Spanjën. Pa dyshim që asaj nga Bundestagu iu vunë kushte katastrofale ndryshe nga sa i ndodhi Zoran Zaevit.

Dhe këtu përgjegjësia personale e Ramës është e pamohueshme.

Por ne nuk e dimë se edhe nëse të gjitha këto do të kishin qenë ndryshe, pra nëse do të kishim pasur jo rilindjen por një qeveri pefekte, Franca do të na i kish hapur negociatat.

Prandaj e vërteta e kësaj historie është shumë më e komplikuar sesa vështrimi bardh e zi, që o do të shpallë fajtor Makronin, ose në të kundërt Ramën.

©Lapsi.al

15 Comments

  1. Fajin e ka e shoqja e Makronit qe ka rene ne dashuri me Km tone dhe poturet e tij, por ketij te fundit i duket e madhe ne moshe dhe nuk i eshte perghigjur ndjenjes se zonjes Makron. Fajin e ka edhe Makron i cili eshte xheloz per Km tone qe nuk ka gjykate kushtetuese qe ta ndaloje, deputetet shqiptare te cilet jane shume besnike ndaj shefit te tyre etj. Por lryesisht Makrom eshte xheloz per shtetasit shqiptare te cilet megjithese iu rriten taksat cdo dite nuk bejne ze, ndersa francezet per 0.07 euro pse 7 cente, pothuajse e dogjen Parisin. Shkurt hesapi negociatat nuk u hapen thjesht per xhelozi dhe Makeon duhet te ktheje atletet qe i ka dhuruar kryeministri yne.

    1. fajin e kemi ne si popull qe jemi larguar nga e verteta rruga e drejte ,qe ju kemi llene pushtetin perfaqsuesve te vlerave si ullheqes te drejte,ato pasurit kombtare naften gazin ,minierat do ti kishin vene ne eficence kombetare ne dobin e zgjilljeve dhe nevojave ne vend nuk do kishte pasur nevoje te shpopullohej vendi por aq sa marrin duke punuar nate dite jashte si qen ,si skllever ,ne shtepin e tjetrit ,aq para shteti I se drejtes do ju kishte cuar me poste tek shpija si asistenc sociale,pa punuar sepse pasurit nentoksore dhe mbitoksore jan perradhore,dhe fatkeqesisht po grabiten ne drejtim pa adrese nga disa zyrtare kurse gjith shqiptaret po vuajn kjo gjendje do vazhdojne deri sa ky popull ti mbeshtetet zotit vet ligjeve te tije vetem atehere do shporri keto banda kriminelesh qe na kan pushtuar dhe grabitur gjithcka prej nje shekulli

      1. qortim gabimi ne rreshtin e pare qe thuhet qe u kemi llene duhet qe nuk ju kemi llene pushtetin perfaqsuesve te vlerave

  2. kot sillemi e ka fajin ai apo ky,ne thelb faji nuk eshte i skujt vec popullit shqiptar qe ne tere historine e vet nuk ka mundur te ngreje nje shtet.Edhe kur eshte dukur si shtet ne fakt ka qene vec nje bande grabitesish.Sa do te sillemi ka vec nje zgjidhje dhe vetem nje~ nje protektorat te nje shteti te fuqishem e me eksperience si Mreteria e Bashkuar per te pakten nje periudhe 150 vjecare

  3. Rilndesit te vjeter ; nje nga fajet tona (si i mendimi i ketij rilinesit) eshte edhe kur ndonje personazh historik si mbreti Zog qe beri Shqiperine te njhet si shtet nga gjithe bota, njerez si ky rileshi nuk i njohin meritat! E..kur nje popull nuk i njeh meritat bijeve te tij asnjehere nuk do kete te ardheme te begate!

  4. Rama e ata që e pasojnë, publikisht e kanë falenderuar znj.Merkel e Bundestagun gjerman që sipas tyre miratuan hapjen e negociatave me Shqipërinë.
    Kam bindjen se nëse nuk do të kishte ndërhyrë Franca me veton e saj , të gjitha qeveritë e vendeve të BE do të miratonin vendimin e Bundestagut gjerman, duke debatuar vetëm për kushtet që mund të ishin ato që kishte vëbë Gjermania, më pak apo më shumë dhe duke përcaktuar afatin koh.or se deri kur do ti lenin kohë Shqipërisë për ti plotësuar ato, për të filluar negociatat për çdo kapitull.
    Në fakt falenderimi i Ramës për Gjermaninë, është dukshëm një hipokrizi naive.
    “Po-ja” gjermane me ata kushte praprake për të filluar negociatat, po të analizohet me vëmëndje, është një sinjal i dhënë atij që të pranojë dorheqjen e krijimin e një qeverie provizore që të mund të plotësonte realizimin e tyre, pra pikërisht kërkesat e opozitës shqiptare..
    Në mes tjerash, në këto kushte përmendet që Shqipëria të ketë ndërtuar mbrenda vitit institucionet e munguara të larta të drejtësisë, e nga këto institucione “të pamvarura”, të dalin para drejtësisë e të ndëshkohen, jo vetëm juristët e larguar me Veting, por edhe funksionarë të lartë partiake e shtetërorë për të cilët ka indicie të shumta që kanë bërë veprime antiligjore apo janë të korruptuar.
    Si kryeministri Rama, ashtu edhe zv/kryeministri Braçe , pikërisht pas këtyre kushteve, dhanë shenjën e parë flagrante se do të vazhdojnë mbrojtjen e shkelësve të ligjit, e në vënd të përshëndesnin një prokuror e një gjykatë të shkallës së parë të Durrësit, që arrestuan një drejtor kadastre, i kërcënuan ata si “të lidhur me grupet kriminale”. Pra qeveria mori atributet e prokurorisë e gjykatës. Një veprim ky krejtë në kundërshtim me kushtin kryesor të Bundestagut gjerman. Nën kërcënimin e qeverisë, pikërisht kur në Bruksel do të vendosej me kushte fillimi i negociatave, u shkel ky kushte qeveria nxitoi të zhvlerësojë me gjykatën e apelit të kapur nga qeveria, vendimin e “guximshëm” të gjykatës së shkallës së parë.
    Dëgjova kryeministrin në deklarimin e tij publik të thotë se ne do ti respektojmë kushtet e vëna nga Gjermania, duke shtuar në mënyrë kondradiktore e qesharake , se do të veprojmë siç kemi vepruar.
    Cilido shqiptar do ti bënte pyetjen normale :
    Nëse kjo qeveri do të kishte vepruar ashtu siç duhej, përse do ti kishte vënë Gjermania ato kushte për fillimin e negociatave ?
    Ndër kushtet paraprake të Gjermanisë, një vend të rëndësishëm ze kërkesa për reformën në drejtësi.
    Veç kërkesës që Shqipëria duhet të respektojë rekomandimet e OSBE-ODIR për kodin zgjedhor, kushti përmend kjartë kërkesën që reforma të bëhet me një konsensus të gjithë klasës politike e të specialistëve të kësaj fushe.
    Pra që të bëhet reforma zgjedhore, duhet patjetër që parlamenti të jetë i plotë, jo vetëm në numura, por edhe në përfaqësim.
    Me “opozitarët e rij”, jo vetëm që nuk plotësohet numuri kushtetues i parlamentit me 140 deputetë, por këta “opozitarë” që nuk dijnë të lexojnë as tekstet e shkruara nga të tjerët në “diskutimet” e tyre në parlament, por edhe nuk përfaqësojnë as partitë që i kanë pasur në listat e tyre. Ata e hedhin vetë poshtë pretendimin se përfaqësojnë opozitën, kur dalin e thonë në parlament se partitë nuk duhet të funksionojnë me lista të përpiluara nga kryetarët. Pra kjo kërkesë e tyre për ndryshim të kodit zgjedhor, është në të njejtën kohë edhe një kërkesë për shpërndarjen e parakohëshme të këtij parlamenti , që paska deputetë të pa merituar e jo të zgjedhur nga populli.
    Ndërkaq edhe kushti i vënë nga Bundestagu gjerman, që reforma zgjedhore të bëhet me pjesmarjen institucionale të gjithë spektrit politik, të shpie në shpërndarjen e këtij parlamenti për të kaluar në zgjedhje të reja, ku partitë e opozitës të ktheheshin në këtë institucion. Nuk ka asnjë rrugë tketër për ta futur opozitën në parlament, vetëm nëse Gramoz Rruçi ta largojë opozitën e emëruar, e “ish deputetët” të zënë vëndet e tyre, gjë që nuk ka asnjë shans që të ndodhë. Pra e vetmja zgjidhje për të plotësuar kushtet e Bundestagut gjerman, llogjikisht është që të bëhen zgjedhjet e parakohëshme duke miratuar e zbatuar reformën zgjedhore.
    Rama ngul këmbë që unë mbase ik vetëm në vitin 2021 kur janë caktuar zgjedhjet e ardhëshme, duke i thënë kështu BE e Gjermanisë, që për Shqipërinë le të fillojnë bisedimet për hapjen e negociatave, vetëm pas vitit 2021.

  5. Asnje kusht nuk do te permbushin fshataretevgjiterbythqira sepse, nje qelbesire nuk do te jetoj me rregulla. Qelbistani eshte magazine e mafjes me ok e bijeve te qelbesirave. Permbushja e kushteve eshte dorezim per halete e ketij vendi. Ne duhet te futemi dhe kur te futemi te filloj druni per qelbesirat po mesa duket duhen ca vite sa te pastrohen ca leke. Se ne nuk e kalojme dot klasen.

  6. Lulu me urdher te salihut dogji mandatet sot eshte jashte sistemit,do ti njohe lulu zgjedhjet kur te behen o shpellare shurrsa.

  7. Nje njeri po vinte nga fshati naten per ne shtepi ne qytet.Kur hyri ne qytet tek e para shtylle qe kishte drite u ndal e po shikonte poshte ne toke,Cfare po kerkon i tha dikush se po te ndihmoj? Celsi i shtepise tha udhetari.Tani te ka humbu r? Jo i tha me ka humur rruges po atje skishte drite dhe po e kerkoj ketu se te pakten ka drite> Edhe ne po e kerkojme celsin te France por na ka humbur ne Shqiperi.

  8. Ne situaten qe eshte Evropa, qe mundesite per te na futer ne BE pothuajse nuk egzistojne, ne situaten shume te keqe ekonoike e politike qe eshte Shqiperia eshte me se e drejte qe duhet zgjedhje te parakohshme. Kjo klase aktuale politike duhet te mare mandatin e popullit ne situaten e re gjeopolitike, ku shqiptaret te vendosin se çfare drejtimi duhet te mare vendi ne keto kushte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu