• |
ide | kryesore

Dështoi me negociatat/ Zaev: do shkojmë në zgjedhje të parakohëshme

-Instant, Të fundit



Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Qeveri sot tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky propozim i tij vjen pasi që dje nuk u mor data për fillimin e negociatave me BE-në.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev.

Ai tha se me këtë propozim do të shkojë edhe në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga presidenti Pendarovski.

Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme.

Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.

Ai theksoi se fokusi i tij do të jetë për reforma, integrimin euroatlantik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve./ INA



7 Comments

  1. Mos ik para kohe…. Shih njehere mos del dielli, se ne ketej keshtu i thomi kur i kemi punet pisk! Hë ‘lla!

  2. Ka te drejte u dogj Maqedonia prej Shqiperise. Kjo eshte gjendja sot. Kur hyri Shqiperia ne NATO ,Maqedonia ishte shume larg, tani kjo qeveri hajdute dogji edhe Zaev i cili ka kurajon te shkoj ne zgjedhje. Bravo

  3. Vetem ketu tek ne nje gje normale duket e cuditshme. Zgjedhje vlla dhe ta percaktoje populli pergjegjesine. Rama ben monologje per te bindur gazetaret e paguar, Zaevi i drejtohet popullit. Demokracia e fuges vs Demokracise normale.

  4. Ja pra qe burrnia, burri i shtetit dhe politikani nuk maten me gjatesi, me fjale te bukura e me mjekerr.
    Ky piktorbasketbollistiideshtuar as sja ka haberin burrnise, burrit te shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *