• |
ide | kryesore

“Guardiola fshihej nga unë…”: Zlatan bën diferencën mes spanjollit dhe Mourinho

Sport



Skuadra, Zlatan Ibrahimovic, ka ndryshuar shumë në karrierë, trajnerë gjithashtu. Por dy, kanë shenjuar në të mirë e të keqe karrierën e suedezit: bëhet fjalë për Jose Mourinho (tek Inter e United) e Guardiola (në aventurën e pafat tek Barcellona në 2009/2010). E sigurisht edhe opinioni i lojtarit për ta është diametralisht i kundërt.

Për portugezin, Ibrahimovic nuk ka vec fjalë vlerësimi e afeksioni: “Dëgjohemi ende, pati një impakt të pabesueshëm në karrierën time”. Pavarësisht një periudhe pa tituj, për ish-Chelsea, Ibra është i sigurtë: “Ai është ende Special One, një fitues. Shpresoj të kthehet shpejt në një pankinë, e jam i bindur se do të fitojë menjëherë”.

Me Pep Guardiola, ndërkohë, Zlatan nuk do të konsumonte as një kafe: “Nuk patëm kurrë një përballje, vetëm për fajin e tij”. Por janë të tjera gjëra që e bezdisin më shumë: “Kur kemi pasur fërkime , nga unë fshihej. Priste të kaloja, pastaj dilte nga dhomat e zhveshjes. Si trajner është një fenomen, por si njeri…”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *