• |
ide | kryesore

Italia me plan rezervë/ Në nëntor të rihapen negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë

-Instant, Të fundit



Kryeministri Italian Giuseppe Conte tha se Italia do t’i propozojë Bashkimit Europian të hap në muajin nëntor negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas bllokimit që bëri Franca e Macron. Gjatë një konferencë për shtyp në fund të samitit të liderëve të BE në Bruksel, Conte tha se një vendim i tillë është i gabuar sepse i hap rrugën ndikimit të vendeve të tjera që synojnë të zgjerojnë influencën e tyre.

“Nuk ishte në diskutim aderimi i këtyre vendeve, por hapja e negociata që shpesh zgjasin dhe vite. Ky është një shpullë e madhe për këto vende, gabim historik. Shumica e vendeve nuk kanë rënë dakord me këtë vendim të fundit dhe në nëntor do t’i propozojmë BE-së të hap në nëntor negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mos hapja e negociatave, jo vetëm që krijon ankthe te këto dy vende por edhe hap i rrugën ndikimit të vendeve të tjera që synojnë të zgjerjojnë zonat e tyre të influences”, tha Conte.

Por ky opsion bgjan i palundur. Në dokumentin e përfundimeve të mbledhjes se Këshillit Evropian patii vetëm një koment të thatë mbi hapjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut .

Në dokumentin e përfundimeve, shkruhet “Këshilli Evropian do të rimarrë në shqyrtim çështjen e zgjerimit përpara Majit të 2020, kur do të zhvillohet në Zagreb samiti BE-Ballkan Perëndimor.



4 Comments

  1. Boll s e na cate karin me kete gazetari kafenesh. Njeri thote ka Gjermania plan B, tjetri Italia ne Nentor, shi kur te dali ndonje tjeter ne Janar. Nuk haper asgje ne nje vend ku kryeministri eshte kyertar karteli dhe jo kryetar qeverie

  2. Konti Xhuzepe, vetë është një kryeministër që nuk ka dalë nga votat e popullit por nga manovra politike.
    Edhe ai si Rama, nuk meret vesh se çfarë bindjesh politike ka, të majta apo të djathta e në fakt ka statusin e një kryeministri të zgjedhur me konsensus, që dihet që në Itali nuk e vazhdojnë detyrën e tyre shumë gjatë.
    Pamvarësisht nga kjo, Italisë i intereson që shteti i Shqipërisë të jetë pjesë e BE, pasi nëpër Shqipëri do të kalojë gazsjellësi që vjen nga Azerbajxhani për të kaluar në Itali e sadoqë Shqipëria nuk përbën ndonjë treg me interes të madh për Italinë, është pika më e afërt e lidhjes ne Adriatik me gadishullin e Ballkanit

  3. Keta Pipinot,gjithe jeten karagjoza mbeten.Ankohen se Shqiperia ja mbushi vendin me droge,( ne fakt nuk jane edhe shume kunder saj).Shqiperia ja mbushi vendin me prostituta,ankohen publikisht,por qejfi jau ka.Ankohen se kriminelet shqiptare dhe hajdutet po bejne kerdine ne Itali,por nuk veprojne se prej tyre i perfitojne te gjitha ato qe permenda me lart.E dine mire qe ne Shqiperi,eshte nje rrumpallhone e pa pare kurkund ne bote,por Soreka,e shikon ne favorin e tyre,se ndryshe pepinot qe livadhisin ne Shqiperi,si Karlo Bolja me shoke,qe na shet edhe teorite e Rames,prej te cilit,po shijon persheshin 1 $,qe ky i fundit ja ka falur se fundi,si shperblim per gjithe turrjet qe ai ben neper panelet televizive.Pune Pipinosh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *