• |
ide | kryesore

“Jo”-ja për negociatat/ Athina me sytë nga Tirana dhe Shkupi

Lajme, Të fundit
mitsotakis



Pas vendimit të Këshillit Evropian për moshapjen e negociatave të an♪7tarësimit, Athina zyrtare po ndjek me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe veçanërisht në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për shtyp, ministria e Jashtme greke thekson se Greqia ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pozicionim që përbën mbetet një nga akset kryesore dhe të pandryshuara të politikës së jashtme greke.

“Kjo çështje shkon tashmë për vitin 2020. Nuk u bë e mundur që të kishim një vendim unanim për dy fqinjët tanë veriore. Por dua të theksoj dhe këtë e kam thënë shpesh herë, Greqia gjithnjë mbështet perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme theksohet se ndonëse Greqia nuk ndërhyn asnjëherë në çështjet e brendshme të vendeve të treta, do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet përkatëse të vendeve të rajonit për të përmbushur kushtet e kërkuara.

Sipas analistëve, problematika më e madhe e Athinës qëndron padyshim tek zhvillimet politike në Shkup, pas vendimit për zgjedhje të parakohshme të qeverisë së Zoran Zaev, pasi ndryshimi i skenës politike amund të sjellë pasoja për Marrëveshjen e Prespës, një arritje diplomatike mes dy vendeve. Rikonfigurimi i politikës drejtuese në Greqi, mund të ndikojë edhe në balancat politike të fuqive të mëdha të interesuara për rajonin e Ballkanit.

“Është për të ardhur keq që BE nuk mundi të çojë mesazhin e duhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”- ka deklaruar ish-kryeministri Jorgos Papandreu.



5 Comments

  1. Vini re fqinjet e kote, Italia e Greqia!. Nderkohe qe Franca Gjermania Holanda etj diskutojne thelbin, pra deshtimin e reformave dhe zgjerimin e BE, keta tanet ngjitur na marrin me te mira duke thene se ‘heres tjeter ta blen babi…. mos ki merak”@

  2. Nuk shqetesohem shume per gjoja shqetesimin e Greqise. Ka ardhur koha qe me greket duhet folur vençe. Se si shume ja kemi hapur deren ketyre fqinjeve tane Jugor!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *