• |
ide | kryesore

“Jo”-ja për negociatat/ Dade: Një kryeministër normal shpall zgjedhjet e parakohshme

Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e njohur si një nga kritiket e “vijës së parë” të kryeministrit Edi Rama, ka komentuar me nota të theksuara negative moshapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, Dade tha se Shqipëria nuk i ka përmbushur “detyrat e shtëpisë” dhe se në të tilla rrethana, një kryeministër normal, duhet të bëjë verifikimin e mazhorancës përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Nëse ti i ke arritur këto, si nuk ke mundur tia bësh me dije këto arritje vendeve të BE, qoftë edhe vendeve që ishin kundër, pse Francën nuk e binde? Zaev tregoi se është një kryeministër që punon për vendin e vet. Me Greqinë e zgjidhen problematikën dhe një kryeministër normal duhet të bëjë verifikimin e maxhorancës, duhet të shkojë te elektorati në mënyrë që të shohin nëse qytetarët e Maqedonisë së Veriut duan që ata ta drejtojnë sërish vendin? Kjo duhet të ndodhte edhe në Shqipëri. Unë e kam thënë që qeverisja e Edi Ramës ka dështuar”, tha Dade.



9 Comments

  1. Po fjalet qe arta dade ka thene per lulune pse nuk I botoni ju te lapsit,ajo dhe e kishte lavderuar ate,sa per zgjedhjet e parakoshme,kur arta ishte ne Kuvend nuk fliste per zgjedhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *