• |
ide | kryesore

Zjarr në Elbasan, rrezikohet shpërthimi i Uzinës së lëndëve plasëse

Lajme, Të fundit



Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe shkurresh në qytetin e Elbasanit. Zjarri është përhapur i favorizuar nga era dhe ka arritur pranë Uzinës së lëndëve plasëse të Mjekësit.

Në këto kushte rrezikohet të shpërthejë Uzina, që përmban një sasi prej 150 tonësh ekzogjen si dhe 3 ton barut të zi.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të rivënë në kontroll situatën.

Ndërkohë, edhe grupi hetimor gjendet në terren për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes. ©Lapsi.al



1 Comment

  1. Hajde ngjallje paniku hajde. Shkurret do shperthejne ekzogjenin e barutin sikur jane sheshit ato. Injoranca ne perfeksion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *