• |
ide | kryesore

Negociatat/ Rrëzohet argumenti i qeverisë, Franca: Reforma në drejtësi e papërmbushur

Lajme, Të fundit



Krahas nevojshmërisë së Bashkimit Evropian për t’u reformuar, që u artikulua nga presidenti francez, Emmanuel Macron si një nga arsyet e moshapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian, refuzimi francez lidhet me kushtet specifike të papërmbushura nga të dy vendet. Kështu është shprehur Frederic Mondoloni, Drejtor për Europën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme Franceze, i cili ka sqaruar për mediat gjatë një vizite në Serbi, se cila janë kushtet që nuk kanë plotësuar vendet e Ballkanit.

Duke u ndalur në rastin e Shqipërisë, diplomati francez ka theksuar se reforma në drejtësi, që trumbetohet si një sukses nga ana e qeverisë, është një kusht konkret i papërmbushur. “Pika kryesore që dua të theksoj është se Franca nuk është kundër, por pro hapjes së negociatave, por ne kemi nevojë për dy kushte për t’u përmbushur. Për Maqedoninë e Veriut një nga çështjet është Zyra e Prokurorit Special dhe për Shqipërinë reforma në drejtësi. Këto janë çështje të rëndësishme. Ne nuk jemi delet e zeza të grupit, ne po mbrojmë për një rrugë të reformuar dhe kam besim se do të arrijmë të gjejmë një marrëveshje.”,- ka deklaruar Frédéric Mondoloni.

Drejtori i MPJ-së franceze, Frédéric Mondoloni, i cili e njeh rajonin për shkak të karrierës si ambasador i Francës në Serbi, ka sqaruar në mënyrë më konkrete se çfarë nënkupton Macron me reformimin e procesit të zgjerimit. Sipas tij, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që janë në faza të ndryshme të rrugëtimit evropian, duhet të zgjidhin problemet me funksionimin e shtetit ligjor dhe pavarësinë e medias. “Ne kemi nevojë për të reformuar procesin e zgjerimit, në mënyrë që ta bëjmë atë më të besueshëm, të qëndrueshëm dhe mbase gradual, i cili do t’i japë disa përfitime para anëtarësimit të plotë. Qëllimi është të bëjmë të mundur që çështjet shumë të rëndësishme si sundimi i ligjit, pavarësia e mediave të zgjidhen gjatë procesit të zgjerimit. Procesi madje duhet të jetë i kthyeshëm nëse është e nevojshme. Axhenda jonë është ambicioze, kjo reformë është e vonuar dhe ka nevojë urgjente për të reformuar funksionimin e brendshëm të BE-së”,- deklaroi Mondoloni.



5 Comments

  1. Ama Reforma ne Shtrembësi ka perfunduar me sukses!
    Poshte imperializmi franko-anglez! Rrofte binomi Rilindje-Bagëti!

  2. Nje pyetje kam , Rama na genjeu kur piu shampanje dhe ndau dekorata per integrimin apo po na genjen tani , kur Finlanda si kryesuese e samitit propozoi qe Shqiperia dhe M e Veriut te vleresohen te ndara dhe propozonte JO per Shqiperine e Rames , po keshtu JO kishte edhe Danimarka , Spanja , Holanda , Franca dhe Gjermania me nje PO me shume kushte … ndersa Rama po na e shet si mosmarveshje te Frances dhe Gjermanise , ndryshe nga homologu i vet Maqedonas.

  3. Edhe sikur te kishte mbaruar reforma ne drejtesi , prap Franca do te thoshte, NUK NA PELQEN UNIFORMA E DOGANIEREVE SHQIPTARE.

  4. Të jemi të sinqertë. Ça Europe duam ne? Demoktaci me zgjedhje një partiake dhe pa të drejtë prone me ekonomi të mbytur nga monopolet. Me qeveri që shtetëzon de fakto pronat në bregdet dhe ku ti doj qejfi dhe pa gjykatë kushtetuese. Lere më mafjen, kriminalitetin dhe kurrupsionin galopant. Sa për lirinë e mediave Franca është më keq se ne.

  5. Po kaq budallej jeni po rama eshte kundra negociatave prandaj gjermania vendosi kushtet sepse ata e dinin me mire qe rama eshte kundra europes se ata e dine klanin mafioz te rames qe e shperbeu gyiqesorin ne shqiperigjoja pseudo reform si mundet ti hapen negociatat nje vendi nje kryeministeri shkon ne zgjedhje pa opoziten qe eshte detyre e kryepjrdhurit qe te perfshi opoziten ne zgjedhje jo ai e largoj opoziten bashke me keta mafioz qe i erdhen ne ndime te rypjerdhurit per ta larguar nga zgjedhjet opoziten dhe krijuan opozit te re nje tur shqiptar cfar mendoni ju ua tha troc Makron ca burokrat europian me mire ca hora europian qe kan mashtruar institucionet europjane per informacionin qe duht tu dergojne qeverive te shteteve europiane shqiperia tani eshte ne rezik me keq se ne vitin 1911 dhe 1912 kure u coptua po nga kjo europe tani me nje forme e rethan tjeter jo aq trashe sa atehere por pak me fino me shperberje nga brenda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *