• |
ide | kryesore

Pioli i heq “shtetrrethimin” Milan: tekniku fiton pikë në dhomat e zhveshjes

Sport



Stefano Pioli është një nga ata trajner të kontestuar ende pa marrë detyrën. E në këtë situatë, teknikut i duhet të fitojë terren, duke bërë për vete fillimisht lojtarët e pastaj tifozët. E këtij versioni duket se është zgjedhja e Piolit për ti dhënë më shumë liri lojtarëve, duke i hequr grumbullimin asfiksues para ndeshjeve në San Siro.

Sikurse ka paralajmëruar në konferencë për shtyp, Stefano Pioli ka zgjedhur të shfuqizojë grumbullimin në Milanello një ditë përpara ndeshjeve shtëpiake. Lojtarët do të jenë pra të lirë të kthehen në shtëpi pas darkës në qendrën sportive kuqezi, duke u rikthyer të nesërmen në mëngjes në dispozicion të teknikut. Një zgjedhje, sipas trajnerit të ri kuqezi, që synon për t’i bërë më të përgjegjshëm futbollistët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *