• |
ide | kryesore

Super Icardi: me PSG 3 gola e dy asist në 5 ndeshje

Sport



Mauro Icardi ka nisur të ndezë motorët. Goli i shënuar në mbrëmjen e djeshme kundër Nice është i dyti në dy ndeshje radhazi të Ligue 1 për ish-kapitenin e Inter (i pari kundër Angers në 5 tetor). Në llogaritë e argjentinasit futet edhe goli i parë në Champions League, në 1 tetor kundër Galatasaray, përvec dy asist për shokët e Paris Sain Germain. Maurito po fiton shkallë në hierarkitë e klubit francez dhe Cavani ka filluar ta kuptojë.

Psg është gjithnjë i pari në kampionat. Të besuarit e Tuchel dominuan në Allianz Riviera, duke shkatërruar 4-1 Nice falë dygolëshit të një Angel Di Maria fenomenal në pjesën e parë. Goli i parë në fakt erdhi me asist të Icardi, ndërsa i dyti ishte një veprim spektakolar i mesfushorit. Ganago futi në lojë për pak kohë vendasit, që mbetën me nëntë lojtarë në fund pas kartonave të kuq të Cyprien e Herelle. Ishte e thjshtë pastaj për Mbappé e Icardi të mbyllin historinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *