• |
ide | kryesore

Video/ Allianz Stadium në këmbë: Juventus nderon Ronaldo për 700 golat

Sport, Video



Pavarësisht 34 vjetëve, Cristiano Ronaldo nuk resht së mahnituri. Fenomeni portugez ka arritur kuotën 700 gola në karrierë, pas penalltisë s realizuar në humbjen me Ukrainën, për kualifikueset e Euro 2020. Një arritje e jashtëzakonshme, ajo e Cr7, që është festuar edhe nga Juventus. Përpara ndeshjes kundër Bolonjës, presidenti Andrea Agnelli i ka dorëzuar në duar sulmuesit një fanellë speciale, me numrin 700 në vend të 7 klasike. Një episod që është duartrokitur gjatë nga tifozët në stadium.

E si për ti falenderuar për dhuratën, portugezi vuri markën e tij në mbrëmjen jubilare, duke shënuar golin e parë të ndeshjes, që e con shifrën e tij në 701…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *