• |
ide | kryesore

Video/ Mes striptisteve dhe femrave të lagura me shampanjë, dalin pamjet e filmit ku luan Rama

Paparazzi



Femra të zhveshura, striptiste të lagura me shampanjë, këto janë vetëm disa nga pamjet e reja që janë publikuar nga filmi ku kryeministri Edi Rama vesh petkun e aktorit.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Ermal Mamaqi ka publikuar një tjetër video me pamjet nga filmi “I love Tropoja”.

 

Pak ditë më parë, Mamaqi publikoi një tjetër video nga ky film ku kryeministri shihej teksa konfliktohej me disa persona në një kazino.

 



3 Comments

  1. Ca jane keto filma qe degjenerojne realitetin shqipetar. Pse vrapojme te nxime e te pergjithesojme nje popull me disa njerez amorale dhe kriminele. Pse I sherbejme atyre qe sna duan. Cdo vend ka probleme me prostitucionin e drogen po asnjeri nuk I ben jehone atyre problemeve. Shqiperia ka shume halle ekonomike e probleme te jetes se njerezve te thjeshte e bujare. Pse nuk pasqyrohen keto e Jo jeta e shthurur e disa te tjereve qe I kane vene leket me droge , vrasje e me vjedhje pasurish. Keshtu do e edukojme brezin e ri duke I dhene shembuj si kjo video qe te jetosh si keto nuk duhet te edukohesh e te punosh me ndershmeri por duhet te marresh rrugen e krimit. Ca imazhi meet shqiperia kur vete ja nxjerrm bojen vetes. Gjithe filmat shqipetare te ketyre vendeve te fundit I japin reklame vrasjeve dhe krimit. Ndryshoni o regjizore te ketyre filmave. Mundohuni re edukoni kete brez te ri me dashuria per vendin e me gjera positive.

  2. Zoteri i nderuar nga Kanadaja.
    Cilit regjizor i kerkon te reflektoje, Ermal Mamaqit?
    Po a e keni pare apo degjuar ndonjehere “ the late night show- man” tone teper “ te famshem”? Ai jo vetem qe ta shpif si komedian, po eshte pa kulture, vulgar, mendjemadh, medioker, shto edhe cfare te duash, prape nuk mund ta pershkruash tamam tipin e tij qe sot dominon kulturen shqiptare dhe na turperon si komb. Por tipari me i ulet i Mamaqit eshte te qenurit nje puthador ( me perfitime te majme, sigurisht! ) i cilitdo udheheqes se qeverise se radhes ne vendin tone. Momentalisht eshte bere ne megafon per te trumbetuar “ lavdine” e Rames. Sikur mos na mjaftonte qe Rama na ka mbire ne sy sa here hapim tv apo hyjme online, na del Mamaqi zefemija dhe na e beka edhe aktor ( gango jo me pak!!! ) ne filmin e tij vulgar dhe te degjeneruar, te cilin as nuk kam nevoje ti shoh as edhe nje promo per te imagjinuar se cfare turpi eshte, se per film artistik as qe behet fjale! Por ama Mamaqi i ngazenjyer per talentin e tij te sapozbuluar si regjizor, na ka bere nje sherbim te madh pa e ditur as vete: e ka nxjerre mbreti lakuriq qe ne momentin qe na e “ mori” dhe e beri “ aktor” Ramen e neveritshem qe me ate rol horri po luan vetveten! Urime per Ramen aktor, por me vjen keq se po ia rremben kuroren e lavdise Encas se shkrete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *