• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Lushnjë, shoferi arratiset nga vendi i ngjarjes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Lushnjës. 

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tre Urat”, kur një person i pa identifikuar ende, ka gjetur vdekjen në vendngjarje pasi është përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit, ndërsa policia po punon për ta identifikuar dhe arrestuar.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, një automjet tip “Fuoristradë” dyshohet se ka përplasur shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.



2 Comments

  1. Vdekje,vdekje dhe vdekje prape,brenda 24 oreve dy viktima.Duket sikur jemi ne lufte.Sa kohe duhet qe te ndergjegjesohemi qe nga perdoruesit e mjeteve deri te perdoruesit e pushtetit se depot e zbrazura te 97-es jane si loje femijesh para ketyre dinosauresh qe perdite “hane’ jete njerzish, Cdo perdorues mjeti eshte njekohesisht perdorues i nje arme vdekjeprurese,prandaj rregullat per paisjen dhe shfrytezimin e ketyre armeve duhen ndryshuar rrenjesisht dhe duhen zbatuar pa asnje sentimentalizem.Shteti si autoriteti i vetem per leshimine lejeve te perdorimit te automjeteve eshte edhe pergjegjesi i vetem per pasojat qe vine nga perdoruesit e tyre.Nuk eshte diskriminim mosdhenia apo heqja e se drejtes se pardorimit te automjeteve.Jo te gjithe jane te afte te perdorin automjete ashtu si jo te gjithe jane te afte te martohen apo te rritin femije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *