• |
ide | kryesore

Analiza/ Lautaro dominues, Lazaro… shkatërrimtar: Inter kthehet papritur ‘i çmendur’

Sport



Inter i çmendur, ose gati…: zikaltrit dominuan Sassuolo për 3/4 e ndeshjes e pastaj, papritur, rrezikojnë të kompromentojnë gjithcka, në 15 minuta të gjata të një frike të madhe. Një rënie fizike e mentale që për pak nuk dëmtoi një përfaqësim të mirë, të paktën deri në penalltinë e 4-1 të Lautaros. Ndonjë defekt edhe mund të jetë vënë re, por në përgjithësi veprimet individuale e kolektive legjitimuan rezultatin.

Spikati mbi të gjithë Lautaro Martinez, sulmuesi që shpërtheu pas golit kundër Barcellona e që atëherë nuk ka zbritur nga nota 8 e vlerësimit: i aftë para portës, i cmuar në kombinime me shokët, luftëtar e rifinitor në të njëjtën kohë. Këmbë të mira, sens goli, tipik amerikano latin. E në një skuadër jetime nga fari i saj i mesfushës, Sensi, për të cilin është lënë një mundësi e hapur rikuperimi për ndeshjen e Champions me Dortmund, vlerësimet më të mëdha shkojnë për Brozovic i aftë të ndërtojë pa pushim në zonën nevralgjike të fushës.

Tregues pozitiv ka dhënë edhe Lukaku (jo vetëm për dy golat) e Candreva, i palodhshëm në krah. Gjithcka në rregull deri në minutat e fundit, ku erdhi errësira totale, që koincidoi me hyrjen në fushë të Lazaro. Një black-out që natyrisht nuk lidhet ekskluzivisht me anësorin austriak, por pa dyshim që topi i humbur menjëherë nga ish- Hertha Berlin, që nisi aksionin e 2-4, ndihmoi të frikësonte Inter. Por nga aty rënia ishte kolektive dhe Inter u kthy të ishte konfuz, i lodhur e i frikësuar. Paqartësi të rënda që në fund kundër Sassuolo nuk kushtuan tre pikët, por kundër Dortmund vështirë se nuk do të rezultonin fatalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *