• |
ide | kryesore

Ceremoni e blinduar, pa celularë dhe me një mbret të ftuar: martohet Nadal

Sport



Rafael Nadal ka thënë po. Pas 14 vjet fejese, kampioni spanjoll është martuar me mikeshën historike Xisca Perello në Sa Fortaleza, një vend luksoz në komunën e Pollenca, në pjesën veri-lindore të Majorkës. Ka qenë në fakt një ceremoni e blinduar, e zhvilluar në mënyrë private: 350 të ftuar, mes të cilëve trajneri Carlos Moya e tenistët Feliciano Lopez, Fernado Verdasco e David Ferrer. Mungonte rivalki dhe miku Roger Federer, i impenjuar në aktivitete promocionale të lidhura me turneun e Basel. Mes të ftuarve edhe edhe Juan Carlos, Mbreti i Spanjës nga 1975 në 2014, e shumë vip të tjerë.

E organizuar në një lloj “Fortese” me hyrje private dhe me ceremoninë e drejtuar nga prifti Tomeu Català, ceremonia martesore e Nadal është zhvilluar në mënyrë shumë të rezervuar. Rreth vetes, për të kuorëzuar historinë e dashurisë me Xisca, e nisur në 2005, Rafa ka dashur shumë miq e persona të rëndësishëm për të. Me dëshirën e shprehur nga cifti, të gjithë të ftuarve i është kërkuar të mos mbanin celularë.

Sipas të dhënave të para, fustani i nuses është dizenjuar nga stilistja spanjolle Rosa Clarà, kostumi i Nadal nga stilisti italian Brunello Cucinelli. Për sa i përket pritjes, sipas Adnkronos, pjesa e kulinarisë i është besuar chef maiorkin Macarena ‘Maca’ de Castro, që ka një restorant me një yll Michelin në Puerto de Alcudia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *