• |
ide | kryesore

Dëmtimi tronditës i Süle: këputje e kruciatit e sezon i përfunduar

Sport



Niklas Süle ka pësuar këputjen e ligamentit të kruciatit të gjurit të majtë: sezon i mbyllur për mbrojtësin e Bayern Munchen. Ky është verdikti i kontrolleve mjekësore, të dëmtimit të gjermanit, të pësuar në barazimin 2-2 kundër Augsburg.

Mbrojtësi u rrëzua përtokë pas një kontrasti loje me Florian Niederlechner: ekzaminimet zbuluan këputjen e ligamentit, dëmtim që Sule e kishte pësuar edhe më parë, në 2014 kur vishte fanellën e Hoffenhaim. Mbrojtësi i datëlindjes 1995 është operuar tashmë, si bën të ditur edhe komunikata e publikuar nga klubi në kanalet zyrtare të rrjeteve sociale.

Një lajm i keq për Bayern, por që mund të rrisë papritur kuotat e Jerome Boateng, në pankinë në ndeshjet e fundit e në prag lamtumire nga bavarezët. Por me këtë dëmtim gjërat mund të ndryshojnë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *