• |
ide | kryesore

Dy ndeshje në më pak se 48 orë, City e Wolves plasin polemikat: “Ndoshta ‘broadcasters’ janë tifozë me ndonjë klub”

Sport



Periudha e Krishtlindjes në Premier League sjell shumë ndeshje e po aq polemika. Këtë vit gati për luftë janë Manchester City e Wolverhampton, të detyruar të luajnë dy ndeshje në më pak se 48 orë. Pep Guardiola nuk heziton të japë goditjen e tij: “Ndoshta ata që transmetojnë ndeshjet (broadcasters) janë tifozë të ndonjë klubi – sulmoi menaxheri katalanas – Që kur jam këtu është gjithnjë e njëjta histori, komandojnë televizionet”. I ashpër edhe pozicionimi i Nuno Espirito Santo: “Eshtë absurde e qesharake”.

Mund të jetë edhe zbavitje për tifozët e gjithë të apasionuarit e Premier League, por është shumë më pak për trajnerët e lojtarët, duke qenë se këta të fundit janë thirrur në cështje për një ‘tour de force’ të vërtetë. Ajo që pret City e Wolves në fakt është vërtetë e pabesueshme: kampionët në fuqi do të luajnë pikërisht kundër Wolverhampton në Moulineux në 27 dhjetor në orën 19:45 angleze e pastaj duhet të presin në shtëpi Sheffield United në 18.00 të datës 29 dhjetor, dy ndeshje në rreth 46 orë. Më keq akoma e kanë Wolves që duhet të përballen me City e Liverpool në më pak se 45 orë. “Është e vështirë dhe e rrezikshme – shpjegoi Espirito Santo – 45 orë, është e pamundur të luash një ndeshje tjetër. Është absurde e qesharake. Nuk ka rëndësi kundër kujt luajmë, por personat që marrin këto vendime nuk e kanë as idenë më të vogël të impaktit fizik që ka mbi lojtarët”.

Në mbështetje të dy kolegëve vjen edhe Jurgen Klopp, që mohon akuzat që e përflasin Liverpool të favorizuar (“nuk është e vërtetë, kemi një ndeshje më shumë se City e në dhjetor duhet të shkojmë në Qatar për Botërorin e Klubeve”). “E kuptoj 100% tërbimin e City, nuk është e pranueshme të luash dy ndeshje në 46 orë. Na ka ndodhur edhe në në 2016, duhet punuar në këtë drejtim” tha gjermani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *