• |
ide | kryesore

Jenna Dewan tregon për ndarjen shokuese nga Channing

Paparazzi, Slider



Jenna Dewan po shijon marrëdhënien me të dashurin e ri, por kjo s’do të thotë që ndarja me Channing Tatum s’i la plagë.

Ndonëse aktorja ka zgjedhur të mos flasë shumë për divorcin e bujshëm,  së fundmi ka treguar veçanërisht ndjesitë e para kur mësoi për lidhjen e re të Channing me dikë tjetër, më saktë Jessie J.

Në librin e ri të saj, (Gracefully You: Finding Beauty and Balance in the Everyday) Jenna shkruan se e mësoi nga interneti lajmin për lidhjen e re të ish-bashkëshortit.

“Po mësoja gjëra për ish-in tim nga interneti.  Isha në avion, e vetme kur zbulova për lidhjen e tij të re.  S’isha në gjendje ta perceptoja drejt situatën në atë moment.”- shprehet ajo.

Përpos kësaj, aktorja pohoi se fillimi i ndarjes ishte shok total për të.“Ndihesha sikur isha në një dollap të errët dhe përpiqesha të gjeja dritën për të dalë që aty. Një javë më vonë e gjeja veten mirë, me emocione të reja. Më duhej shumë kohë të ulesha vetë me dhimbjen time dhe ta përballoja situatën siç ishte.”- vazhdon ajo, por fatmirësisht gjërat ndryshuan kur u njoh me Steve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *