• |
ide | kryesore

Kaos VAR, apo arbitri ndihmoi Tottenham? Ekrani shkruan “jo gol”, në fushë Spurs morën barazimin

Sport



Teknologjia Var nuk ka entuziazmuar asnjëherë në Angli, por kjo ndoshta edhe sepse kush qendron pas ekraneve për të kontrolluar replay të ndeshjeve nuk po ndihmon aspak për ti dhënë vlerë teknologjisë në fushë. Fundjava e futbollit nuk është mbyllur ende në Angli e që tani flitet përsëri për “VARce”, term i krijuar duke përzier VAR e farsitetin. Ankohet Guardiola, që fitoi por kërkoi një penallti kundër Crystal Palace, por mbi të gjithë ankohet Watford për një gol të anulluar …që më pas u vlerësua.

NO GOAL – Goli, shpjegon Mirror, është ai që ndoshta shpëtoi pankinën e Pochettino. Barazimi i Tottenham kundër Watford erdhi në minutën e 86 me Dele Alli, por ishte ai që krijoi kaosin me VAR. Jo aq për interpretimin, sa një problem evident komunikimi mes sallës VAR e Tottenham Hotspur Stadium. Goli i mesfushorit, iu nënshtrua kontrollit nga ana e arbitrave me shumë përsëritje e u konsiderua i rregullt. Të paktën kjo është ajo që iu komunikua Kavanagh. Por jo ekzaktësisht ajo që iu tha tifozëve në stadium, që në ekranin gjigant panë të shfaqej një “NO GOAL”.

REAGIMI – Ata të Watford, që ëndërronin të fitonin në fushën e nënkampionëve të Europës, nuk janë dakord. Tifozët e Hornets nuk reshtën fërshëllimat deri në përfundim të ndeshjes e, pas tyre, edhe tekniku Quique Flores e mori tendecioze. “Është e cuditshme. Mendoja se VAR duhet të ndihmonte futbollin, por … E mendoja dicka objektive, në fakt po filloj të imagjinoj se është një cështje sekrete”. Pochettino nga ana e tij kupton, pastaj sulmon. “Kuptoj që Flores e të tijtë janë të nervozuar. Por rrëmujën nuk e bëmë ne, nuk është dicka që e kontrollojmë ne, por Premier. Ndoshta ai tipi që ka shtypur butonin bëri një gabim”. Por është ajo “ndoshta” që tërbon Watford…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *