• |
ide | kryesore

Kovac, orët e numëruara tek Bayern Munchen. Edhe Neuer i del kundër: “Këtu ka një problem mendje”

Sport



Bëhet gjithnjë e më e lekundur pankina e Nico Kovac tek Bayern Munchen. Tekniku kroat, që vitin e kaluar i shpëtoi shkarkimit duke fituar Meisterschale, e ka nisur sezonin e ri me shumë ulje e ngritje si fitorja e jashtëzakonshme në shtëpinë e Tottenham në Champions League e disa hapa fals në Bundesliga ndër të cilat edhe ajop e një dite më parë kundër Augsburg.

Një barazim që i ka hequr kampionëve në fuqi mundësinë të kthehen në krye të klasifikimit (pavarësisht ndalesave të Leipzig e Borussia Moenchenglabach) e që ka tërbuar drejtuesit bavarezë, që duken të mërzitur nga luhatjet e skuadrës. Drejtuesit e Bayern kanë dalë nga WWK Arena dukshëm nervozë, pas një ballafaqimi me trajnerin: Hoeness i likuidoi gazetarët me një “nuk kam kohë për të folur”, ndërsa Rummenigge ishte edhe më misterioz: “Kohë kam, por nuk do të them asgjë”.

Ai që foli ishte Manuel Neuer, që për mikrofonët e BILD ka shpjeguar qartë se rendimenti i Bayern i këtyre ndeshjeve të para nuk është i denjë për një skuadër kaq të fortë e nisi edhe një mesazh për Kovac: “Të fitosh vetëm 4 ndeshje në 8 nuk është mirë, nuk është ky niveli jonë: nëse pëson gol në fillim e në fund të ndeshjes do të thotë se ka një problem mendje. Ky këtu nuk është Bayern Munchen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *