• |
ide | kryesore

Kukësi starti më i dobët që kur luan në Superiore: Gjici nuk ka më durim me Shpëtimin

Sport

Pankina e Kukësit ishte një nga ato më të nxehtat, për shkak të rezultateve të fundit që lëkundën pozitat e Shpëtim Duros. Ndeshja kundër Skënderbeut ishte si një test për të kuptuar më mirë se cfarë nuk funksionon në skuadër, por edhe pse në transfertë barazimi nuk ishte rezultati që kërkonte presidenti Safet Gjici nga skuadra e tij. Duro e ndjen se rezultatet nuk i ka në favor, edhe pse diferenca me kreun e klasifikimit është vetëm katër pikë: ajo që “vret” shumë është vendi i shtatë për Blutë, asnjëherë në këto pozita pas 8 javëve të para, që kur luajnë në Superiore.

“Ka qenë një situatë e paparashikuar në 24 orët e fundit – shpjegoi tekniku Shpëtim Duro -. U pa dhe në mënyrën dhe organizimin e lojës. Limaj ka qenë me temperaturë 40. Nuk ishte për lojë. Sakrifikuam. U pa që nuk ishte në nivelin e duhur. E njëjta gjë dhe për Ethemin. Rroca iku ditën e ndeshjes nga grumbullimi për arsye familjare. Këtë ndikuan më mënyrën e interpretimit të lojës”.

Gjërat nuk shkuan si shpresonte tekniku, këtë herë jo në aspektin taktik, por kondicionin fizik të lojtarëve, që e kanë lënë në baltë edhe në sfidën me korcarët: “Dihet që loja interpretohet dhe organizohet nga mesfusha. Ethemi dhe Limaj ishin jashtë kondicioneit. Edhe mungesa e Rrocaj. Do ndihet mungesa edhe në finalizim. Janë këto lojtarë që ndërtojnë lojën. Edhe unë vetë nuk jam i kënaqur”.

Nuk është vetë Duro i kënaqur, nuk është as presidenti i klubit e drejtuesit. Pritet tashmë një mbledhje emergjente për të përcaktuar linjat bazuar mbi situatën në të cilën ndodhet skuadrat: poshtë Kukësit është vetëm Laci, që ndryshoi trajner një javë më parë dhe Luftëtari e Flamurtari, skuadrat më të kuotuara për të rënë nga Kategoria.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu