• |
ide | kryesore

Kurti vjen në Tiranë, por nuk takon Ramën: Së shpejti

Lajme, Të fundit



Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti e ka cilësuar si padrejtësi faktin që Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk iu hapën negociatat nga BE-ja. Gjatë aktivitetit ku ishte i ftuar në Tiranë nga Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri, ai tha se së shpejti do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

“Padrejtësi që Shqipëria dhe Maqedonia nuk filluan negociatat. Sigurisht që do ta takoj së shpejti kryeministrin e Shqipërisë, por jo sonte” – tha ai.

I pyetur mbi krijimin e qeverisë së re, Kurti u shpreh: “Jemi duke biseduar ende me LDK, koalicioni ynë është i pashmangshëm”.

Me informacionin që kam Vetëvendosja nga rinumërimi ka shtuar vota. Këto janë më shumë simbolike, pasi substanca është aty, verdikti i popullit që më 6 tetor tha se regjimi i vjetër mbaroi” – përfundoi ai.



6 Comments

  1. Ki kujdes kur t’i japesh doren – jo vetem dezinfektoje pastaj, por edhe numeroji gishtat ne fund

  2. As dreqit te mallkum nuk i duhet babloku me. Edhe atij i eshte neverit. Megjith cfare rilindje e ps mban brenda pa asnje perjashtim. Asnje perjashtim.

  3. Ka qene per feste me te tijet,dhe I paftuar ne takim me ramen,takimi do behet kur ta kerkoje rama dhe kur albini te mare mandatin e kryeministrit,se po behet nje muaj dhe nuk ka rezultat zyrtar per zgjedhjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *