• |
ide | kryesore

Plagos me mjete të forta të riun, arrestohet. Pranga dhe dy burrave që tentuan të ndalonin forcat “Shigjeta”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, njëri prej të cilëve akuzohet se ka plagosur një 28-vjeçar për motive të dobëta me mjete të forta, ndërsa dy të tjerët kanë tentuar të pengojnë policinë për ta arrestuar autorin.

Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, i shtetasit F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez” ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, shtetasit F. D., 39 vjeç; H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).
Këta dy shtetas në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta” të cilët do bënin shoqërimin e shtetasit F. K., për në Komisariat. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *