• |
ide | kryesore

PS dhe PD e lexojnë ndryshe mesazhin e CDU-CSU

Lajme, Të fundit

Deklarata e CDU-CSU për refuzimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë (lexo këtu) është lexuar në mënyra të ndryshme në Tiranë. Qeveria e sheh si mbështetje.

“Mirënjohës CDU / CSU për vëmendjen e veçantë në Ballkanin Perëndimor. Jam plotësisht dakord me Johann Wadephul dhe Christian Schmidt se të dy (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) duhet të vazhdojnë rrugën e reformave drejt BE. Vendimi i Bundestag është rruga e axhendës së reformës”, – ka shkruar kreu i deputetëve socialistë Balla në Twitter.

Ndryshe shprehet Partia Demokratike me Sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

“Mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian përmes Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU z. Johann Wadephul dhe relatorit për Shqipërinë, z. Christian Schmidt.

Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat. Koha e propagandës ka mbaruar! Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Rames!” – shkruan Bardhi në Facebook. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. Vetem nje protektorat i nje shteti te fuqishem e me eksperience si Mreteria e Bashkuar me nje mandat nderkometar per nje periudhe te pakten 150 vjecare mund ta shpetoje Shqiperine.Organizimi i ketij referendumi dhe lobimi per te na pranuar do te ishte sherbimi ma i madh dhe me i dobishem qe klasa politike mund ti beje popullit shqipetar

  2. Vendimi i kushtëzuar i Bundestagut të Shtatorit, i cili përcakton kushte të qarta për hapjen e negociatave të pranimit, duhet të tregojë gjithashtu rrugën e miratimit për shqetësimet franceze, holandeze dhe daneze. Nëse BE nuk kujdeset për Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera do ta bëjnë atë sferën e tyre të ndikimit. Askush nuk e dëshiron atë” – thuhet në qëndrimin e CDU-CSU

    Ky është thelbi i qëndrimit: pa plotësimin e 9 kushteve nuk ka negociata.

  3. Kur e kane lexuar ndonjehere njesoj te njeten keshille keta qe ta lexojne sot ?
    Ju nuk jeni largpamesa qe te na udhehiqni , ju jeni thjesh pragmatista qe doni te na sundoni.
    Kujdes politikane , kujdes se edhe durimi ka nje kufi .

  4. Taulantkjokshtrembti nga katunet e Librazhdit ka kaq kohe qe hap shampanja per negociatat ndersa tani vazhdon te shohi endrra me sy hap dhe ai popull rri e degjon nje injorant si ai dhe ben sehir.Per aq johe sa ai milet dele nuk do arrije te njohi te drejtat qe ka Taulanti dhe gjithe ata plehra si puna e tij do tallin karin ne ate vend

  5. @Dashamiresi
    Vetem nje konvertim vullnetar dhe masiv is shqiptareve ne protestantizem/evangjelizem e shpeton kte vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu