• |
ide | kryesore

Valë kthimesh në Kakavijë, dhjetra qytetarëve iu refuzohet kalimi nga pala greke

Arkiva, Lajme, Të fundit



20 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja nga pala greke në kufi për në shtetin grek, ndërsa dy persona janë kthyer nga pala shqiptare.

Kjo valë masive kthimesh ka ndodhur në 24 orët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Shkak për këtë është bërë se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë pasur para si garanci me vete, ndërsa një pjesë tjetër kanë kaluar kohën prej 6 muajsh në vendet e Shengenit.

Tashmë është periudha, kur një numër shumë i madh shqiptarësh zgjedhin punësimin sezonal në Greqi, pavarësisht se puna e tyre kryhet në të zezë.



1 Comment

  1. ”” Valë kthimesh në Kakavijë ”” :

    Gjithsej jane kthyer 18 persona ku 13 prej te cileve kane thyer rregullin e shengenit per te qendruar vetem 90 die ne nje perjudhe 6 mujore , dhe 5 persona te komunitetit egjyptjan te cilet nuk kishin asnje mjet financiar me vete dhe nuk dhane asnje pergjigje se ku do shkonin dhe sa do rrinin atje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *