• |
ide | kryesore

Video/ Pioli bllokohet në debutim: Lecce i heq fitoren në shtesë

Sport, Video



Kura Pioli nuk mjafton. Një Milan pa vazhdimësi, por kurajoz, rikuperohet dy herë në San Siro nga një Lecce, jo vetëm e organizuar, por e vendosur për të marrë rezultat. Një pjesë e para me Milan dominues, një e dytë plot surpriza. E përfundon 2-2, mes fishkëllimave të San Siro, kundër një tekniku që nuk e preferuan që pa mbërritur ende e që në të parën si kuqezi ngeci. Rruga për të kthyer lart Milan është vërtetë shumë e gjatë. Lecce fiton një pikë që nga ana psikologjike vlen më shumë se një.

Pioli konfirmoi besimin për Rafa Leao, me Piatek në pankinë, e Calhanoglu që fitoi balotazhin me Rebic. Një zgjedhje që lejoi Hernandez të lëvizte me lehtësi, duke u bërë si sulmues i shtuar. Milani luan bukur dhe taktikisht është inteligjent, por para portës nuk është se konkretizon shumë. Avantazhin e shënoi Calhanoglu, që shfrytëzoi një pasim të gjatë të Biglia, duke mposhtur portierin kundërshtar në minutën e 20′.

Lecce nuk kishte ndërmend të bënte të sakrifikuarin për kthesën kuqezi, por Milan më shumë ia komplikoi jetën vetes me penalltinë e shkaktuar nga Conti, që preku topin me dorë duke vënë gjithcka në diskutim, sepse nga 11 metra Babacar nuk gaboi.

Pioli provoi me më shumë muskuj për të reaguar: dolën Rafael Leao e Paquetà, për Krunic e Piatek. Milan provoi me të gjitha forcat dhe u duke se e zgjidhi 10 minuta nga fundi, kur Piatek shënoi golin e parë si zëvendësues, duke shfrytëzuar një sugjerim të Calhanoglu. Polaku kthehet tek goli nga aksioni dhe ky ishte një tjetër lajm i mirë për Milan, në fund të një ndeshje të komplikuar. Sepse në fund Lecce barazoi përsëri me Calderoni, që i prishi debutimin Piolit. Milan me momente ishte zbavitës, por rezultatet nuk ndryshojnë. Përkundrazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *