• |
ide | kryesore

Video/ Sadiku fundos Deportivo La Coruna: gafë e portierit, gol i sulmuesit

Sport, Video



Armando Sadiku është kthyer të jetë vendimtar në kampionat dhe dëmtimin e ka lënë përfundimisht pas. Sulmuesi i kombëtares, që mungoi në sfidat e fundit kualifikuese të kuqezinjve për motive personale, ka shënuar golin e sigurisë në fitoren e Malaga në transfertën me Deportivo La Coruna. Gol me peshë i Sadikut që i jep shpresë Malaga për shpëtim dhe fundos një prej kundërshtarëve direkt.

Avantazhin për Malaga e ka shënuar Villanueva në minutën e 42, ndërsa tre minuta nga fundi Sadiku ka shfrytëzuar një gabim të portierit kundërshtar, duke shënuar me kokë golin për 0-2. Provë e mirë për Sadikun për 90 minuta në fushë, ashtu edhe për Keidi Baren, që u ndëshkua me të verdhë në minutën e 85. Tashmë Malaga është në kuotën e 11 pikëve në LALIGA SMARTBANK, dy pikë larg zonës së shpëtimit, ndërkohë që Deportivo mbetet e fundit me 8 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *