• |
ide | kryesore

Video/ Skandali i tabelës së Jorgjit: Luftëtarit iu mohua zëvendësimi, Marantas i tërbuar me arbitrin

Sport, Video



“Nuk ka një rregullore specifike” ky është sqarimi i Enea Jorgjit, i cili fajëson klubin organizator për mungesën e një tabele rezervë, duke justifikuar edhe zëvendësimin që i mohoi gjirokastritëve në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Tabela që sinjalizoi kagtër zëvendësime deri në atë moment, në minutën e 83, ku tekniku i bluezinjve Jorgos Marantas do të hidhte në fushë sulmuesin Aldrit Oshafi, nuk funksionoi. Si për ta bërë edhe më të pamundur ndërrimin, nuk punonte më as tabela e ballshiotëve, duke e nxjerrë Marantas nga vetja në debatat e ashpra me arbitrin e katërt, Kreshnik Bajramaj, të cilit i tregoi variantin si bëhej zëvendësimi, shoqëruar me pyetjen: “Po minutat shtesë si do ti sinjalizosh?”.

DEBATI
Marantas – “Arbitër, si ka mundësi që na mohon zëvendësimin? Nëse nuk e bën këtë, atëherë me çfarë tabele do të sinjalizosh minutat shtesë?!”
Jorgji – “Ju lutem uluni në stol, këtu drejtoj unë dhe do të bëhet çfarë them unë”.

Kjo situatë ka nervozuar jo vetëm teknikun grek por edhe tifozët gjirokastritë që protestuan në fund të ndeshjes para stadiumit, duke detyruar policinë të shoqërojë arbitrat e ndeshjes me makinën e policisë deri në dalje të qytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *