• |
ide | kryesore

Video/ Var vendos derbin e Anglisë: polemika për golin e Rashford, që ndaloi Liverpool pas 17 fitoreve radhazi

Sport, Video



Krenaria e Manchester United, ndalon serinë e fitoreve të Liverpool, në një ditë të vakët. 1-1 në derbin e Anglisë shpejgohet kështu nga ana teknike, por pastaj është e drejtë të mendosh se Var, duke vlerësuar golin e Rashford në të 38’ e pjesës së parë, i ka patur idetë konfuze. Marrja e topit nga ana e United lindi nga një kontrast Lindelof-Origi: sulmuesi i Reds rrëzohet e duke e riparë aksionin dallohet goditja e mbrojtësit në këmbën e sulmuesit. Aksioni vazhdon me McTominay që nxjerr të lirë James e në krosimin e talentit të ri të Red Devils, Rashford mposht Alisson, në rikthimin e portierit pas dëmtimit të pësuar kundër Norwich në 9 gusht, në javën e parë të kampionatit.

Në një ndeshje ku Var vendosi gjithcka, nuk mund të mos krijohen polemika, sidomos nga Liverpool. Episodi i dytë është barazimi i Mané në të 44’ e pjesës së parë, por këtë herë moviola nuk gabon: senegalezi ndihmohet nga një prekje me dorë. Klopp protestoi fort në golin e Rashford e ngre zërin përsëri me arbitrin e katërt, Moss. Tekniku gjerman ndryshoi fytyrë vetëm në fund të ndeshjes, kur buzëqeshi pas barazimit të Llalana dhe përshëndeti tifozët e Reds. Vrapimi i fitoreve të Liverpool, gjithnjë fitimtar në kampionat që nga 4-2 ndaj Burnley në 10 mars 2019, përfundoi pas 17 sukseseve radhazi në Premier. Për tu kujtuar edhe goli i barazimit të Lallana – që nuk shënonte prej majit 2017. Avantazhi ndaj City zbret në +6, por gjithësesi pas 9 javësh distanca është e rëndësishme. Problemet për Solskjaer nuk kanë mbaruar, vendi i 13 është i frikshëm, por ndalimi i Liverpool i garanton norvegjezit një frymëmarrje të lehtë pas kaosit të këtyre ditëve e zërave për një shkarkim të mundshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *