• |
ide | kryesore

880 milionë euro borxhe të kompanive më të mëdha, si do të mblidhen

Arkiva, Lajme, Të fundit
ekonomi-llogari-640x340 (1).jpg



Bizneset i kanë borxh tatimeve një shumë prej 107.7 miliardë lekë, ose rreth 880 milionë euro, sipas të dhënave të tatimeve të raportura në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për buxhetin faktik 2018.

Kompanitë me status aktiv kanë 43% të borxhit në total vendi, ndërsa 57% janë subjekte që nuk kanë më aktivitet.

Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj sqaroi së fundmi se si do të mblidhen këto detyrime. “Ato janë borxhe që nuk janë krijuar muaj për muaj, por kanë dalë në pah si rezultat i kontrolleve tatimore. Në momentin që borxhi është shumë i lartë dhe është gjetur nga kontrolli, administrata tatimore ka marrë masa shtrënguese deri në konfiskimin e aseteve. Është vështirë të kryhen gjithë proceset e ankandit për të marrë mbrapsht para dhe për të mbyllur borxhin tatimor. Pra, për të gjithë ato subjekte, të cilat janë me borxh të lartë, të cilat shfrytëzojnë pasuri natyrore, janë marrë masat e konfiskimit të aseteve të tyre aty ku ka pasur asete për të konfiskuar. Nga ana jonë, ne kemi marrë të gjitha masat shtrënguese për të mbledhur borxhin e keq, por ka dhe disa limitime. Aty ku nuk ka asete, ne kemi marrë masa për bllokimin e llogarive, si për subjektet dhe për administratorët e subjekteve, aty ku ka asete, kemi barra siguruese” – sqaruan Tatimet.

Të dhëna të tjera të tatimeve bëjnë të ditur se debitori më i madh është rafineria e naftës ARMO, dhe kompanitë e lidhura prej saj, me një total prej 126 milionë euro, ose  sa 14% e borxhit tatimor që kanë të gjitha bizneset. Debitori i dytë më i madh është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHHE), me një borxh prej 6.2 miliardë lekësh. https://www.monitor.al/bizneset-u-kane-borxh-tatimeve-880-milione-euro-ja-30-debitoret-me-te-medhenj-kryeson-armo-126-mln-euro/

Skemat e mëdha të evazionit me TVSH

“Këto skema janë në fushën e ndërtimit. Ne po bëjmë një analizë të atyre subjekteve që kanë rezultuar evazorë dhe të gjithë këto subjekte deklarojnë xhiro dhe nuk kanë të punësuar. Ne kemi evidentuar në fushën e ndërtimit një numër të lartë subjektesh, 1484 subjekte, që rezultojë me një të punësuar. Të gjithë këta do të kontrollohen dhe do të analizohen, me qëllim që ne të arrijmë të kapim evazionin, pa përfunduar proceset e ndërtimit, pa arritur dosjet në hetim apo prokurori. Gjithashtu, po analizojmë në bashkëpunim me bashkitë, procesin e fillimit të punimeve, pasi administrata nuk sinjalizohet për nisjen e punimeve. Ne mund të marrim informacion për lejet e ndërtimit, por nuk sinjalizohemi për ndërtimin dhe kemi në plan që, gjatë vitit të ardhshëm, për të gjithë punimet që do të nisin, ne do të njoftohemi nga bashkitë dhe do të shkojmë të shohim subjektet 6 muaj pas fillimit të ndërtimit që t’i kapim që në fillim” – theksoi Ibrahimaj.

Institucionet publike që nuk paguajnë sigurimet

“Institucionet publike të penalizuara janë të shumta dhe mospgaesa e detyrimeve ndodh gjatë gjithë kohës. Ka institucione që detyrimet i kanë shumë të larta. Kemi marrëveshje për shlyerje me këste për tatimpaguesit. Është mundësia që si institucionet, edhe bizneset, të shlyejnë me këste detyrime të ndryshme, por jo por sigurimet. Kemi evidentuar një numër të lartë institucionesh publike, që kanë pasur detyrime të larta sigurimesh të papaguara, por nga muaji shtator, Ministria e Financave, në zbatim të një udhëzimi, ka vendosur rregullin që çdo institucion shtetëror nuk do të paguajë pagat, pa paguar sigurimet, me qëllim që kjo dukuri të ndalë. Kjo është masa që kemi marrë, e cila ka dhënë efektin e vet, ku asnjë pagesë page nuk kalon në Thesar, pa paguar kontributet”.



3 Comments

  1. KY NUK ESHTE BORXH ESHTE KORRUPSION VJEDHJE KANE MARRE PASURIT E POPULLIT DHE I SHFRYTEZOJNE ME BEKIMIN E QEVERIS DHE QEVERIVE POR KY MASKARA QE fut ne burg nje motaorrist pa patent nje biznes qe gjithe vitit nuk i fiton 3.miljon lek te vjetra dhe shkaterron fut ne burg nje familjar qe ska paguar 3.mije lek drita ky pleh ky maskara ky mafjoz dhe i len nje kompanie se eshte e tija te marr naften e shqiptarve pa paguar dhe taksen ky armik tradhetar kriminel,fashist ordiner imoral orgjist na bene hove ne popullit per 1000 lek uije kt duhet te zhduket ””””””’

  2. KLSH-ja paska nxjer borxhin.Per cfare borxhi behet fjale pse nuk e deklaron te plote raporin ne menyre me te detajuar KLSH .Sa leke i detyrohen tatimet kompanive ku shifrea eshte mbi 1.1miliarde euro.

  3. I detyrohet liri e plote rrumpalle kck ppp dhe ec perpara. Se ne kaos fitojne horrat dhe pasojat dihen. Po ky milet mban.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *