• |
ide | kryesore

Alec Baldwin heq pantallonat në mes të emisionit

Paparazzi, Slider



Teksa ishte i ftuar në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, aktori i famshëm Alec Baldwin ka befasuar publikun me gjestin e tij aspak të zakonshëm. Ndërkohë që po tregonte se kishte humbur peshë, ai iu drejtua spektatorëve:

“Dëshironi të shihni se sa shumë peshë kam humbur? Jeni gati? As pantallonat s’më bëjnë më”- tha aktori, duke lëshuar pantallonat e tij para të gjithëve.

Publiku në sallë është habitur dhe ka nisur të qeshë me të madhe, ndërsa Fallon është ngritur për t’i mbuluar me skaletë të brendshmet e Baldwin.

Aktori është veshur duke vazhduar më pas normalisht me intervistën, ndërsa video e tij po bën xhiron e rrjetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *