• |
ide | kryesore

Ambasadori nxjerr foton: Muxhahedinët në Shqipëri po përhapin lajme të rreme kundër Iranit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar një foto që pretendon se është bërë brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë. Ambasadori akuzon muxhahedinët se po përdorin super kompjutera për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Republikës Islamike të Iranit.

“Anëtarët e MKO në kampin Ashraf 3, në Shqipëri, po përpiqen të përdorin një tip të ri “arme” kundër Iranit. Armët e tyre përfshijnë super-kompjutera me të cilët ata po përpiqen të shpërndajnë genjeshtra dhe lajme të rreme për të helmuar opinionin publik”, shkruan Baeedinejad.

Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje. Të paktën 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri si rezultat i marrëveshjeve të qeverive shqiptare me SHBA-në. Së fundmi u përurua qyteza e tyre pranë Gjirit të Lalzit në Durrës./Abcnews

1 Comment

  1. Ku je katandisur moj Shqiperi qe jeton kot ne kete bote qe se meriton. Fale hajduteve me pushtet historikisht na ben ta dua shume kete vend kucedrash e nastradinesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu