• |
ide | kryesore

Basha-Ramës: Ti ke dështuar, Europa të ka refuzuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama nuk pranon përgjegjësitë. Në një reagim në Twitter, opozitari Basha thotë se Rama ka dështuar, ndërsa pas refuzimit që i bëri Evropa tani do ta refuzojnë edhe qytetarët.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar.

Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë?Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë”, shkruan Basha në twitter.



2 Comments

  1. nuk keni pse hiqeni sikur ,po rregulloni problemet per gjthcka ka ndollur dhe po ndolle jeni pergjegjse te gjith si klas politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *