• |
ide | kryesore

Cies tregon prodhuesin më të madh të lojtarëve profesionistë në Europë

Sport



Real Madrid është klubi që formon më shumë lojtarë profesionistë. E tregojnë statistikat e cdo viti të dizenjuara nga Cies, Observatori futbollistik, duke marrë në konsideratë lojtarë aktivë në pesë kampionatet kryesore (Francë, Gjermani, Angli, Itali e Spanjë). Sipas përcaktimit Uefa, klubet “formuese” janë skuadra ku futbollistët kanë luajtur për të paktën tre vjet nga 15 në 21 vjec.

FRANCA EKSPORTON — Vendi i formimit dhe eksportimit të lojtarëve të rëndësishëm është Franca, që përfaqësohet mirë në klasifikime. Skuadra më e mirë, Lyon, është e treta në total. Të tjerë klube janë në 10 më të mirët: Paris St-Germain (6°) e Monaco (9°). Në një tjetër klasifikim, atë të lojtarëve prezentë në 31 divizionet europiane, PSG është në vendin e 20°, duke lënë pas Lyon (21°). Në këtë renditje, Cies ka vendosur të parin në klasifikim Partizan Beograd me 75 lojtarë të formuar, ndjekur nga Ajax me 72.

ITALIANET — Për të gjetur klubet italiane duhet zbritur në vendin e 25° ku pozicionohen ngjitur Atalanta, Milan e Roma me 15 lojtarë profesionistë të formuar. Një hap më prapa Inter me 13 e Brescia me 10. Për të kuptuar shkallën krahasimore, duhet mësuar se Real e Barcellona, në krye të klasifikimit të pesë kampionateve kryesore europiane, kanë nxjerrë në futbollin profesionist respektivisht 39 e 34 lojtarë. Tregues të një politike merkato, që ndoshta duhet ndjekur nga të tjerët, duke parë marzhin e sukseseve të gjigantëve spanjollë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *