• |
ide | kryesore

Dasma e Jennifer Lawrence, të ftuarit që morën pjesë (FOTO)

Paparazzi, Slider



Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney janë zyrtarisht të martuar.

Të shtunën, fituesja 29-vjeçare e çmimit Oscar dhe tregtari i artit, 34 vjeç, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Nusja zgjodhi një fustan nga Dior për ditën e veçantë, pasi shërben edhe si imazh i firmës. Lawrence dhe Maroney kishin 150 të ftuar, përfshirë Adele, Amy Schumer dhe Kris Jenner, në vilën luksoze Belcourt of New Port. Gjithashtu të pranishme ishin Emma Stone dhe Ashley Olsen.

 

Në qershor, Jennifer e quajtur Cooke, “njeriun më të mirë që ka njohur.”

“Është vërtet dhe përmirësohet dita ditës,” tha aktorja në podcastin e Catt Sadler, Naked Catt Sadler. “S’e di. Nisa me pyetjet bazë. Si ndihem? A është i sjellshëm? A është i dhembshur? Thjesht, e dija që ishte i duhuri. E di që ngjan si diçka idiote, por është vërtet i duhuri. Është njeriu më i mirë që kam njohur. Jam e nderuar të marr mbiemrin e tij.”

Të ftuarit:

Ashley Olsen me Marc Jacobs

Sienna Miller me Carolina Herrera

Kris Jenner

Emma Stone



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *