• |
ide | kryesore

Deputetja Gjylameti reagon për aksidentin e të vëllait: Nuk iu bë askujt presion

Lajme, Të fundit

Deputetja Blerina Gjylameti ka reaguar sërish në lidhje me aksidentin e rëndë ku humbi jetën vëllai i saj Elton Macolli. Në një status në rrjetet sociale, Gjylameti ka komentuar lajmet në media dhe lutet dy ditë pas ngjarjes së rëndë që të ndalen aludimet që lidhen me shkaqet e ngjarjes së rëndë ndërsa thotë se askujt nuk i është bërë presion për hetimet.

“Te dashur miq!
Ju falënderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.

Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.

Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment t’ju bëj veçse t’ju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që s’ka të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.

Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten. Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!”– shkruan Gjylameti në statusin e saj.

Elton Macolli ndërroi jetë në një aksident horror, që ndodhi dy net më parë në tunelin Elbasan -Tiranë. 37-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij të modifikuar benzinë-gaz, kur në një moment është përplasur me një kamion. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. E shef apo jo…, kjo po flet per ligjin edhe kur i ka vdek vllai..E ka pyt veten sa here ka perfituar kjo dhe vellai kunder ligjit , apo tani do kercenoje edhe me ligj…Nuk ka ligj ketu zoje…Ketu ligjin e beri Ai se e pa si e ndritet ju te tjeret!

  2. Kujt i hyn ne pun ca ben kjo aman. Hajde mendje hajde. Zonje bota eshtw rrumbullak jo e crregullt si te duket ty e bablokut tat .

  3. O Pidhuce me gjizë! Po ça karin kërkonte ai idjot me 146 km/orë brenda në tunel?! Zoti është i madh që mori vetëm atë se më atë shpejtësi po të godiste 1 veturë me familjarë?!?! Do ndodhte kasapanë! Siç edhe e keni për rracë, si Konstadini i Partisë që vrau 1 dhe doli, vrau 5 e prapë po del! U djegshi të gjallë o farë e keqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu