• |
ide | kryesore

Dështimi me negociatat/ Pse Basha turret të kërkojë zgjedhje?

-Instant, Kryesore, Lajme



Lulzim Basha e ka lidhur dështimin e Rilindjes në hapjen e negociatave me padurimin për tu rikthyer vetë në pushtet. Gjatë një conference të paralajmëruar me ngut, ai ka shpallur se: “Ne na duhet një qeveri e re, një qeveri që e çon vendin drejt dhe BE dhe kjo qeveri duhet të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Lexo më tej:

“Jo”-ja për negociatat/ Basha kërkon qeveri të re

Deri diku nu ka asnjë mëkat. Edhe opozita maqedone u soll në të njëjtën mënyrë, siç do të bënte në fakt çdo lloj minorance tjetër në një demokraci.

Por, me Bashën dhe PD-në problemi është pak më i ndryshëm. Së pari sepse ata përpara një qeverie të re që predikojnë sot, kanë kërkuar disa muaj më parë një kabinet teknicienësh që të normalizojë situatën e polarizuar politike.

E dyta se ata kanë pasur një kusht të pa negociueshëm: “Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”, për të cilin dogjën mandatet dhe bojkotuan gjedhjet vendore.

Duke i harruar këto dy vija të kuqe të pa negociueshme, dhe duke kërkuar zgjedhje pa kaluar më parë nga një qeveri e përbashkët stabilizuese, së pari lideri i PD-së lë përshtypjen sikur dy lëvizjet më “heroike” të opozitës, paskan qenë të gabuara. Ai i shërben propagandës të Ramës që pretendonte atëhere se PD-ja nuk hynte në zgjedhje pasi i trembej humbjes. Pra sot, kur Rama është i refuzuar nga BE dhe PD-ja e sheh fitoren më pranë, parimet e predikuara nuk paskërkan rëndësi.

Së treti këto pirueta e shfaqin liderin e PD-së si një oportunist meskin, që sapo i shfaqet mundsia e karriges, i harron të gjitha sa ka thënë.

Andi Bushati: Ç’ka harruar opozita që nga koha e “revolucionit”

Por, pavarësisht nga këto vëzhgime që kanë të bëjnë me profilin personal të Bashës, realisht vendit i duhet një qeveri tranzitore teknikësh, pa figura politike të dorës së parë, që të zbatojë kushtet e Bundestagut gjerman, që mos pengojë reformën në drejtësi duke synuar ta kapë atë, që mos bëhet pengesë për një ndryshim të sistemit zgjedhor. Vetëm një qeveri e tillë mund ta përgatisë vendin për negociatat dhe mund të shtrojë udhën për zgjedhje reale të lira e të ndershme.

Por, duke e anashkaluar atë që predikonte vetë, Basha rrezikon që nga tafmaja e madhe ti humbë të gjitha, për vete dhe për shqiptarët.

©Lapsi.al



34 Comments

  1. Ca zgjedhje do kerkoj Basha ?
    Ashtu sic e kane katandisur PD-ne , nje tufe halabakesh, as 10% te elektoratit nuk marrin.
    Dhe me keq akoma ,bashkimi me hajdutet e LSI- se

    1. po mir mo djema ,ku do ti gjeni me te mir dhe juve po tu marrim dhe veme ne vend te tyre ,do ta beni me mire, kurr ,ne duhet te branojme si thon keto keta jan bije te gjellur nga populli

    2. te gjith ata qe nuk dun zgjedhje dmth te zgjasim keshtu …. japin mendimin e cuditshem po ca zgjedhjesh ????? hipoteza mbi sa vota marrin, dmth ja lejojn vetes te vleresojn nr e votave te elektoratit; Pa zgjhedhje te lira ska demokraci. A nuk esht kjo nje nga kushtet kryessore te Bundestagut ? Sa per Halabaket e PD , veri emen see di nese qun te till psh Dumen apo Tabakun …???!!!!

  2. Nuk ke lene as me te voglen mundesi per debat , i ke thene te gjitha .
    Problemi i vetem eshte se kujt ja thua dhe pse ja thua .
    Lideret tane kujtojne se bota rrotullohet vetem rreth karriges se tyre .
    Keta kujtojne se edhe dielli lind vetem per surratet e tyre te shpifura .

  3. Si nuk u mbushen mend Basha me burizanet e tij politik e mediatik por perserisin ulurimen bajate Rama ik.me te cilen tallen edhe kalamajt e rrugeve,E din fare mire se lmashtruan e lane rrugeve qindera deputet e pushtetare lokale e mijera nnpunes-Kush valle do ti ndjek pas keta mashtrues hora qe nuk lane bagel pa i hudhur shqiperise.Mos valle mendojne se mund tu hedhin shqiptareve trute e gomarit,Ata sot jane vetem kufoma politike e mediatike qe kundermojne e ndyejne ajrine e Shqiperise,Jane qener pa dhembe qe vetem kujisin kote sepse Rames nuk i levizin as qimen,

    1. Kur thua bagla hedhur Shqiperise, e ke fjalen per fushen e lulezuar me kanabis dhe shesh trafiku te kokaines, per PPP qe po varferojne 99% te njerezve dhe pasurojne nje grusht oligarkesh, zgjedhjet mono-partiake me me shume vota se votues, pseudo-reformen ne drejtesi qe po u siguron imunitet gjithe banditeve rilindas te veshur me pushtet, vjedhjes se votave sic t’u certifikua nga pergjimet, etj, etj. Sidomos kur permend nepunesit e lene rrugeve nga e djathta? Cfare prisje qe te mbylleshin neper bashki dhe te mos dilnin? Pse nuk thua asnje fjale per Dakot, Pjetrat apo Kajmaket? Si ka mundesi qe teorite perverse te nje horri te perqafohen nga njerez qe presupozohet te perdorin trurin? Aa vetem po qe vete shoku Endri qe na nderon me teorite e tij te shpelara. Gjithesesi ti mos mbaj trute e gomarit- mbaj ato te Taulantit

      1. ik pas bashes e shpenzo jeten tende kot. un jam per shqiperin e jo per nje tuf hajdutesh qe njeher jan blu, njeher te kuq e pastaj mavi.

        1. Duhet te iki patjeter pas ndonjerit? Po sikur te zgjedh e te iki pas vetes sime duke gjykuar me trute mia dhe ajo te Endrit?

    2. Po beni zgjedhje ju dhe e shikon ti se kush I vete pas Bashes dhe kush atij liderit tend me poture.

  4. Po kete qeverine teknike kush do e votoje ne parlament…nqs nuk e voton PS, si do te behet qeveria teknike apo me votat e Gjuzit….

  5. @Al dihet boterisht qe luli largoi te gjithe burrat me taban nga pd-ja dhe e mbushi me yesmena halabake. Pa ikur luli dhe pa u hapur partia , i gjati vazhdon mbreterimin.

  6. Qe qeveria ka pergjegjesi , kjo nuk diskutohet, pavarsisht sa politike eshte jo-ja e Frances. Nuk ka nevoj te na e thot Franca gjendjen e vendit se ne e shofim vet perdit. Ram trecerekshi kot tho i kam ber detyrat e shtepis. me saje qorrin apo gjiknurat nuk behen mir detyrat e shtepis. Po ne gjith kete rremuj, gjeja me e shemtuar qe u vu re ishte se te gjith u deshperuan. Vende te tjera si gjermania dhe italia than se u be nje gabim i madh historik dhe denuan vendimin e frances. po ashtu edhe shba denuan vendimin e frances. te vetmit qe u gezuan nga vendimi i frances ishin: like floriri, saleh digjitali, mona cizmja dhe lul solisti. a ka turp me te madh sesa te gezohesh per deshtimin e kombit? po mir, po keta zuzar a ndjehen ndonjecik pergjegjes per gjendjen atkuale te vendit? mos keta e lan vendin gjermani dhe ram trecerekshi e beri afrik? historia do flas per te gjith keta horra, sepse mbrapa cdo gjeje qendron reforma ne drejtesi qe tani ka me pak motive per te ecur perpara. prandaj gezojn hajdutat ordiner historik te shqiperise. keta 4 monstra qe uraj me gjith zemer te korrin ate qe kan mbjell e te marrin ate qe meritojn ne kete bot, jo ne ate tjetren.

    1. Te gjith e kritikuan Macron, te gjith: me gjermani, shba e shum te tjer. Vetem dy veta e falenderuan per jo-ne ndaj Shqiperis, me leter publike. Saleh Digjitali dhe Fjore Basha. Per nje cop karrige keta monstra qin dhe baben e vet ne byth e jo me shqiptaret qe ca i kan.

  7. Lulu eshte ne andropauz para kohe,te gjithe e kalojne 60 vjec ky e ka filluar qe 40 vjec,mire ky por keta shpellare qe I shkojne mbrapa,ky eshte hall

  8. Po çfare zgjedhjesh kerkon Basha,kur kishte zgjedhje ai i bojkotoi,po tani ça ndryshoi qe do zgjedhje?!?!Basha je nje deshtak i lindur,hap krahun se na more ne qafe duke e bere Ramen mbret…

  9. Shkrojtesit rilundore me pagese qenkan leshuar ne sulm per sufllaqen dhe birren e rradhes. Pasi nuk lane gje pa thene per Macronin dhe Francen, tani qenkan kapur me opoziten. Ne fakt me opoziten duhet ta kete gjithe populli opozitar pasi jo vetem qe nuk ka shkuar pertej denoncimeve, por nuk ka bere asgje qe t’iua mbushe mendjen njerezve se eshte me e mire se keta qe na qeverisin, por thjesht eshte munduar te thote se eshte me pak e keqe dhe ne kete menyre ia ka zgjatur jeten kesaj qeverije qe duhej te leshonte pushtetin te pakten para 4 vitesh nga skandalet e njepasnjeshme. Nga ata qe mbrojne qeverine (shkrojtesit e paguar me nje fjale) do doja te thinin qofte edhe nje te mire te bere nga kjo qeveri ne keto 6 vite e kusur. E leme menjane integrimin ne BE se ai u arrit qe vitin e kaluar kur tashme e kishim nje date, por ne aspektin ose politiken e brendshme. Ka patur ndonje rritje rrogash? Pervec nje grushti njerezish ka patur per te tjeret rritje mireqenjeje? Ka patur ulje korrupsioni? Jane hapur vende pune? Eshte ndertuar ndonje gje madhore ne Shqiperi? Ne kete aspekt ia vlen te besh nje krahasim. Autostada Tirane-Elbasan e gjate nga TEG deri ne Bradashesh vetem 25 km, ne kohen e qeverisjes Berisha, brenda nje viti u ndertua plotesisht ne 13 km gjatesi perfshire edhe 1.8 km tunel, dhe pkeserisht ne pjesen tjeter. Per te perfunduar ato 12 km qeverise aktuale iu deshen 6 vite (!?) Pervec fasadave, asgje nuk eshte bere. Spitalet jane me te bukura perjashta, por iu mungojne ilacet, qendrar e qyteteve jane lyer, por mungojne qytetaret per arsye se rreth 400 mike njerez jane larguar nga Shqiperia. Shtresa e mesme e cila eshte baza e nje shteti, eshte zvogeluar tmerresisht. Mbi 19% e shqiptareve mbijetojne duke marre borxh buken e perditeshme. Mjeket dhe infermieret po ikin ne Gjermani. Qytetet ne pergjithesi dhe Tirana ne vecanti jane tmerresisht te ndotura. Te vetmet suksese te kesaj qeverije jane: Numri i madh i PPP-ve, rritja ne menyte eksponenciale e siperfaqeve te mbjella me hashash si dhe rritka eksponenciale e importit te “bananeve” nga Amerika Latina.

    1. JANE VETEM PER SUFLLAQE . NDERSA BIRRE NUK KA , KETA PERDORIN SHISHEN BOSH PER TE ZMADHUAR DIAMETRIN E RRENDELES NGA PAS. JANE THJESHT KURVA KUQALASHE ME PAGESE.

  10. Se harriva te them, por Gjermania the nke “Jo” shume me te forte se Franca. Por meqenese “Jo” e Gjermanise eshte e kamufluar pas nje “Po-je”, atehere fajin e ka Opozita, Berisha, Macron dhe kryesiht e shoqja e ketij te fundit qe eshte 24 vjet me e madhe se ky i fundit. Vetem rilindoret Rama, Cakaj, Manja, Balla e Spiropali, jo vetem qe nuk kane faj, por kane shume merita. Faj ka edhe Zaev qe dha doreheqjen si dhe Europa qe eshte albanofibe sipas Alex Soros. Sa per zgjedhjet e parakoheshme, ato nuk behen jo sepse Rama ka frike se mos humbase, por qe te fitoje i duhet te paguaje shume. Ndoshta gjysmen e atyre qe ka fituar keto 6 vite e kusur

  11. Te gjithe fajin e ka Salihu i cili qellimisht i la PD-se si lider nje adoleshent pakurrizor i cili nuk ka as vizion as qendrim e as karizm lideri.edhe po te ishte ne listen e pageses se Edi Rames nuk do te kontribonte kaq shume per interesin e Rilindjes.Asnje kundershtare politik nuk do te shkallmonte PD-ne kete menyre.Pse nuk e pyetni Bashen si arriti qe partin me qekishte mbi 60 deputet dhe kishte mbi 20 Bashkesi ta bente nul te nxirte vullnetarisht si parti jashteparlamentare pa asnje individ vendim marres.Askush e aq me pak Edi Rama do te arrinte nje gje te tille,Tani te nderuar kur Luli nuk arriti asgje me protesta madje edhe me molotov kur kishin gjysmen e bashkesive e pushtetin vendor si do te beje ndonje ndryshim tani kur nuk ka asgje madje nuk ka besimin e gjysmes se demokrateve .Sa me pare duhet larguar nga lidertshipi kete mashtrues pakurrizor ndryshe PD do te zhbehet teresiht.Mos e kekerkoni fajin tek kundershtari kur shkaku i kesaj katastrofe eshte vete lideri sepse me saliana,grida e balli nuk fitohen zgjedhjet.

    1. Paske marë zemër , zemërngrirët militantë të Ramës duke lexuar këtë shkrim kontradiktor të Lapsit.
      Është vërtetë tepër e vështirë tju a shpjegosh këtyre tru shpëlarëve nga propogandat e Tao Taos,se qeverisja e Ramës me kushtet që vuri Bundestagu gjerman, ka marë fund, pasi këta janë mësuar që çdo humbje, ta quajnë fitore.
      Zbatimi i azyre kushteve, është barras me heqjen e themeleve të godinës së qeverisë kriminale që ka ndërtuar Rama..
      Po të kishin mënd e të kuptonin këta tru shpëlarët, nuk do të sulmonin Macronin apo Francën, por ta falenderonin ate që ju erdhi në ndihmë, duke e ndarë fajin e Ramës, edhe me qëndrimin jo parimor e kontradiktor të disa komisionerëve të BE.
      Nëse këta komisionerë nuk do të kishin mbyllur sytë për skandalet e qeverisë, e nuk do ja kishin krehur bishtin Ramës megjithë prapësitë e tij, sot Shqipëria do të ishte duke dialoguar kapitujt e negociatave për pranimin në BE.

  12. I paska drejtuar bateritë e kritikave Bushati nga opozita me qe e ndjen se me zhvillimet e fundit të Këshillit të Europës, e majta nuk ka më shans të qeverisë në Shqipëri.
    Në çdo vend demokratik pluralist të botës , i dashur shoku Bushat, qëllimi i vetëm i zgjedhjeve është marja e pushtetit, e cilado forcë politike që është në opozitë, për të realizuar programin e saj politik, duhet medoemos të ketë një mazhorancë që i siguron qeverisjen.
    Sipas teje qëllimi i opozitës për të ardhur në pushtet, qenka tamaqarllëk .
    Sigurisht që do të ishte më mirë e bile e domosdoshme që të realizohej kërkesa e opozitës që Rama të jepte dorheqjen së bashku me këtë qeveri të korruptuar, të krijohej një qeveri teknike e përkohëshme që të kontrollonte zgjedhjet, por u pa që Rama nuk është nga ata burra që ha arsyen e që mund të dialogojë.
    Ai njeh vetëm monologun e unin e tij egoist.
    E dijmë që ka në Shqipëri edhe një palë tjetër veç demokratëve e socialistëve, që ju qan shpirti për fillozofinë marksiste, e kanë iluzionin se duke përfituar nga trazirat, të dalë “një forcë e re” ultra majtiste për tju kthyer luftës kundër kapitalizmit e imperializmit,
    Ta flejnë mëndjen këta se një gjë e tillë është e pamundur që të ndodhë në Shqipëri.
    Që tranzicioni në Shqipëri zgjati kaq shumë, e akoma shqiptarët edhe pas 27 vitesh akoma janë larg ëndrës së tyre për të shkuar si shtet në Europë, kjo erdhi vërtetë edhe për disa gabime të opozitës së djathtë në mungesë të traditës, por më së shumti erdhi për faktin se një pjesë jo e vogël e PS, nuk ju larguan “tamaqarllëkut” për pushtet të pakufizuar të kohës së diktaturës, e një pjesë tjetër, së cilës i shijoi pushteti i parasë mbi të gjitha, u kthye nga parti politike, në kartela droge e korrupsioni ekstrem. në modelin e kapitalizmit të kohës së gangsterëve në SHBA -në e para 300 viteve.

  13. Paske marë zemër , zemërngrirët militantë të Ramës duke lexuar këtë shkrim kontradiktor të Lapsit.
    Është vërtetë tepër e vështirë tju a shpjegosh këtyre tru shpëlarëve nga propogandat e Tao Taos,se qeverisja e Ramës me kushtet që vuri Bundestagu gjerman, ka marë fund, pasi këta janë mësuar që çdo humbje, ta quajnë fitore.
    Zbatimi i azyre kushteve, është barras me heqjen e themeleve të godinës së qeverisë kriminale që ka ndërtuar Rama..
    Po të kishin mënd e të kuptonin këta tru shpëlarët, nuk do të sulmonin Macronin apo Francën, por ta falenderonin ate që ju erdhi në ndihmë, duke e ndarë fajin e Ramës, edhe me qëndrimin jo parimor e kontradiktor të disa komisionerëve të BE.
    Nëse këta komisionerë nuk do të kishin mbyllur sytë për skandalet e qeverisë, e nuk do ja kishin krehur bishtin Ramës megjithë prapësitë e tij, sot Shqipëria do të ishte duke dialoguar kapitujt e negociatave për pranimin në BE.

  14. Vetem militantet fanatik dhe trushperlaret ndoshta kane ende iluzione se PD me Lul Bashen ne krye mund te merr pushtetingje e cila eshte teresisht iluzore dhe teresisht jasht realitetit.Hapi pare dhe vendimtar per demokratet eshte te vendosin ne krye te partis nje lideship te vertete gjegjesisht njereze te besueshem dhe te gateshem ti prine partise drejte fitore sepse Lulzim Basha e ka sjelle PD-ne ne buze te gremines pa asnje shprese.Njeriu nuk ka lidhje mepolitike madje ai po i largon ose anashkalon demokratet e afte .Neser po te terheqej Rama beni se PD me Lulin perseri do te humbiste zgjedhjet me PS-ne,madje ne menyre katastrofale.

  15. Per shume “rilindursa”, po sikur Franca te kishte thene “po” do kishit vjelle me pak vrere per gruan e Makronit…Pyetje tjeter, ka shkuar me shume se zvarritja dinjiteti juaj prej militanti..Ptuuu shkerdhata rrugesh, lepires pacesh te paftyre

  16. Jo emu,te beje zgjedhje te lira ne pd qe dhe ti emu te bindesh qe lulu qenka burre,dhe per ty jeta behet me e bukur pastaj

    1. Mire e ke ti se PS i beri dhe tani ju ka mbetur te rregulloni PD juve.. ha ha ha, si nje here e nje kohe merhumi me kapitalizmin boteror..qesharake!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *