• |
ide | kryesore

I kërkoi dorëheqjen, Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Tusk

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur kërkesë së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, për të dhënë dorëheqjen pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për negociatat e anëtarësimit në BE, duke iu referuar shembullit të shefit të qeverisë maqedonase, Zoran Zaev.

Përmes një foto-mesazhi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Rama citon kreun e Këshillit, Donald Tusk, i cili pas komunikimit të vendimit, u shpreh se mungesa e unanimitetit të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave, nuk ndodhi për faj të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. “Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut”, tha Tusk.

Përbri këtij citimi, Rama ka vendosur një fjali nga deklarata e Bashës, i cili e konsideroi moshapjen e negociatave si dështim të qeverisë. Bashkëngjitur postimit, Rama ka shkruar me ironi “PA KOMENT”.

 

 

 

Në një deklaratë të mbajtur paraditen e sotme, Basha tha se Rama duhet të largohet dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme, duke mos dhënë detaje nëse opozita do t’ju kthehet ose jo protestave.

 



7 Comments

  1. Une degjova qe Tusk do organizoje shume shpejt nje konference ku lideri global Rama do referoje eksperiencen personale me organizimin e zgjedhjeve nje-partiake ku nga 8 mije votues, shpallet fituesi me 10 mije vota.

  2. Per te mos permendur se Maqedonia u dogj nga Shqiperia kete rradhe, ndaj duhet te ishin ndare por detyren per te krijuar consensus e kishte qeveria ..nese nuk e krijoi ne keto 6 vite eshte faji saj apo I yni?

  3. Nuk ka faj Rama por Tusku i korruptuar deri ne palce.
    Linja Vlahutin Mogherin Flankeshtein Han Junker Tusk benin qe me heshtjen e tyre dhe mashtrimet qe benin ne Bruksel per sukseset Donkishotiane te qeverise krimit e korrupsionit galopant te mos hapen negoziatat e shumepritura.

  4. KETA TALLIN KARIN DHE NE MBAJME HELLIN NE BYTHE .
    TALLUNI TALLUNI , ME KETE POPULL MUND TE BESH ÇTE DUASH , DELE HESAPI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *