• |
ide | kryesore

“Jo”-ja për negociatat/ Basha kërkon dorëheqjen e Ramës

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilit i drejtoi gishtin e përgjegjësisë për dështimin në procesin e negociatave.

Në këtë kërkesë, Basha iu referua gjestit të kryeministrit të Mqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, pas vendimit të Brukselit zyrtar për mosnisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Për hapjen e negociatave u shtuan kushtet. Tregon se qeveria ka bërë hapa pas. Kapja e institucioneve dhe pabarazisë para ligjit ka bërë që shqiptarët të largohen nga vendi në mënyrë masive. Vënia para drejtësisë e të korruptuarve janë kërkesat e panegociueshme për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Këto s’janë probleme të BE, por të qeverisjes së tij. Krejt ndryshe paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut. Asnjë kusht, dhe mbështjeje unanime me përjashtim të vendit. Megjithatë, kryeministri Zaev paraqiti dorëheqjen dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ndërsa qeveria jonë, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin në dëm të popullit. Ne kemi vetëm një rrugë, ajo është rruga evropiane. Evropa refuzoi Ramën, jo Shqipërinë. Ky mesazh ka qenë edhe më i qartë nga Gjermania. Në Evropë shkohet duke ndërtuar standartet evropiane në vendin tënd. Por kjo s’i intereson Ramës.“- tha Basha.

Sikurse ka artikuluar që në nisje të aksionit të opozitës së bashkuar joparlamentare, Basha tha se kryeministri Edi Rama duhet të largohet dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme, duke mos dhënë detaje nëse opozita do t’ju kthehet ose jo protestave.

“Të gjithë biem dakord se rruga e vetme është ajo drejt Evropës. Evropa do vijojë të refuzojë Edi Ramën dhe në do vuajmë pasjojat, një njeri po na mban peng të gjithëve dhe kjo duhet të marrë fund. Është koha që qeveria të ndjek shembullin e Maqedonisë dhe t’i kthejë mandatin popullit. Ne na duhet një qeveri e re, një qeveri që e çon vendin drejt dhe BE dhe kjo qeveri duhet të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.”- u shpreh kryedemokrati.

Deklarata e Bashës vjen pas vendimit refuzues të Këshillit Evropian për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 18 tetor, kreu i Këshillit, Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk u arrit dakordësia për dhënien e dritës jeshile për avancimin e rrugëtimit evropian të dy vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor. Menjëherë pas vendimit, presidenti i Republikës, Ilir Meta, u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa, komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se vendimi ishte zhgënjyes, pasi BE-ja nuk mbajti premtimin.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama fajësoi për këtë vendim problemet e brendshme të BE-së, ndërsa shtoi se shpreson për një “Po” pranverën që vjen. ©Lapsi.al

5 Comments

  1. Eshte shume e thjeshte. Zaevi e di qe nuk ka faj per hapjen e negociatave, prandaj e jep doreheqjen. Rama e di qe ka faj dhe prandaj nuk e jep. Plus ka ca miliarda akoma pa na vjedhur. Pyetja eshte cfare do bejme, se me vullnetin e ketij njeriu per pushtet nuk mund te merremi?

  2. Zgjidhja e vetme eshte dorzimi i qeveris pa kushte, ne duart e Lulezim Bashes.
    Nuk ka nevoj per zgjedhje as per reform zgjedhore. Po e mori Luli ne dore qeverin, keni per te pare se si do na lutet europa.

  3. O neri pionieri,lulu edhe kur ishte ne pushtet kerkonte doreheqjen e Rames,qe akoma nuk e kishte mare pushtetin,mos e mer seriozisht lulu se ky genjen per hobi,pastaj ketij dhe po tja dorzosh pushtetin ky nuk di cfare te beje me te,e provuan ne Bashki e provuam per kryetar pd cfare ka bere,per vete po mori milionat e eurove nga rama,mori parate ruse per te sulmuar be shba,e kupton o pionier neri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu