• |
ide | kryesore

Jonida dhe Bora zbulojnë datën e emisionit të ri

Paparazzi, Slider



Pas përfundimit të emisionit “Treshat” me dy vëllezërit Veshaj, moderatorja Bora Zemani do të vijë në ekran me një projekt të ri që ka lidhje me modën.

Së bashku me stilistin Ardi Asllani, ajo do të sjellë në “Tring” emisionin “Albanian Designer Competition” (ADC).

Siç u konfirmua nga burime për “Iconstyle.al”, në emisionin e saj do të jetë bashkëpunojë edhe Jonida Maliqi, e cila do të jetë pjesë e jurisë.

Ajo do të zgjedhë mes konkurrentëve veshjen më të bukur.

Vetëm pak më parë, Jonida Maliqi zbuloi në profilin e saj në Instagram se emisioni i ri “ADC” do të nisë transmetimin në “Tring” më datën 1 nëntor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *