• |
ide | kryesore

Macron i mbylli “derën” e negociatave, Rama njofton lëvizjen e radhës

Lajme, Të fundit



Pasi “jo”-së së prerë të Francës në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, kryeministri Edi Rama do të ndërmarrë lëvizjen e radhës: zhvillimin e një takimi me presidentin francez, Emanuel Macron.

Në deklaratën e tij për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, Rama bëri me dije se në ditët në vijim do të ketë takime me Macron, por edhe me drejtues të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar më shumë mbi refuzimin për nisjen e bisedimeve Bruksel-Tiranë.

“Kemi parë ecurinë e procesit dhe nga ana tjetër kemi parë mundësinë për përfshirjen e grave dhe vajzave si bashkëkryetare të organzitës socialiste. Kemi diskutuar dhe për temën e ditës, lidhur me mos marrjen e vendimtit të merituar për Shqipërinë dhe kemi rënë dakrod se kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren tonë për rrugën drejt Evropës. Në ditët në vijim do të kem takime me Macron dhe me drejtues të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar më shumë. Jemi të qartë që do vijojmë më tej punën dhe nesë do kishim marrë një “po”, detyrat janë po ato që kemi pasur dhe në fillim. Në Kuvend duhet të miratojmë rekomandimet e OSBE”, tha kreu i qeverisë.

Më 18 tetor, kreu i Këshillit, Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk u arrit dakordësia për dhënien e dritës jeshile për avancimin e rrugëtimit evropian të dy vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Menjëherë pas vendimit, presidenti i Republikës, Ilir Meta, u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa, komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se vendimi ishte zhgënjyes, pasi BE-ja nuk mbajti premtimin.

Ndërkaq, Rama fajësoi për këtë vendim problemet e brendshme të BE-së, ndërsa shtoi se shpreson për një “Po” pranverën që vjen. ©Lapsi.al



8 Comments

  1. PO kush te len ti nga trajktorja drejt europes LENE OREKSIN TEND SEPSE TI E DREJT NENES RUSI PO NUK KE JA MBAN DHE MBAJE MIRE KURSIN DREJT EUROPES JO JO JO DREJT RUSIS

  2. Edhe Shoku Enver kur na thoshte se po shkojme drejt shoqerise prefekte komunizmin,duhet te presim e nuk e kishte per gje te na thoshte se” Çjane 40 vjet hiç gje” per te arritur ne komunizem. Rama duhet te na thote se sa vjet duhet te presim qe dhe ki si shoku Enver te na dergoje jo ne shoqerine komuniste per ne shoqerine kapitaliste Evropjane. Na eshte bere KE si Kominterni! e Shoku Edi si shoku Enver ne bledhjen e partive motra komuniste ne Moske

  3. Hajde Rame, na bej ndonje Pllan 5 vjecar, t’ja thiejme turinjte ketire! Nen direktivat e liderit tend Hoxha e nen hijen e Barba Kolekes!

  4. Do te takoje hajduti Macron e te tjere shefa evropiane shtetesh, per te gjetur psene e refuzimit. Ouuu! Pal Vata do u kerkoi llogari evropianeve. … Jo se nuk e di hajduti, por rren kerriçet qe e besojne dhe veten si dashamires i prasit qe eshte. ….. Ty or hajdut, e askush nuk te prêt, jo me te perserisin ty ato gjera qe ti kane thene, indirect, se direct nuk duan as te shohin bojen… Nuk mmerren me hajdute ordinere si ti. Kellire shqiptare….

  5. Akoma ky, qenke budalla fare , po kaq injorante jane mbeshtetesit e PS .
    Jugore te Shqiperise zgjohuni mos mbeshtesni nje TRAP si ky .
    Po ju mashtron ,hapni syte mos beni si ne kohe te Enverit qe ju a fuste nga mbrapa e ju i thoni xhaxhi Enver ????

  6. Rama rus thote juri,po lulu qe merr parate ruse per te luftuar ramen,be,shba cfare I thua e kopili I salihut

  7. Atyre imperialisteve thjesht nuk u lind dielli sic te lind ty, o Kumandar i Kumandareve!
    Vdekte Daje Spirua per ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *