• |
ide | kryesore

Mamaja e Rita Orës rrëfen historinë me sëmundjen, ‘Ka qenë lajm i vështirë’

Paparazzi, Slider



Mamaja e  Rita Ora, Vera Sahatçiu është një nga të mbijetuarat e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Ajo e ka përshkruar këtë periudhë të jetës si një sfidë të vështirë, por që përkrahja e më të afërmve dhe qetësia me veten ishin çelësi me të cilin ajo i bëri ballë sëmundjes deri në fund.

Në muajin (Tetor) e ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, në një intervistë për “Telegraf”, Vera Ora ka treguar historinë e saj të suksesit, e cila mund të jetë frymëzuese për këdo që po përballet me një betejë të tillë.

“Ka qenë një shok i papritur se në ato momente nuk mendon se do të prekesh nga kjo sëmundje e tillë. E keqja është se gjithë jeta të ndryshon menjëhere dhe fillova ta pyes veten a do të mbijetoj? Posaçërisht mendoja për efektin e sëmundjes në familjen dhe fëmijët e mi. Mirëpo fatmirësisht ishte në fazën fillestare dhe pata fatin. Ka qenë lajm i vështirë për të gjithë, mirëpo e kam pas përkrahjen e bashkëshortit dhe familjes, dhe ndërhyrjen e menjëhershme për të gjitha masat e duhura për trajtim, që në rastin tim fatmirësisht rezultoj me sukses.Trajtimet të cilat mora për këtë sëmundje kanë qenë të gjata dhe të vështira, u fokusova diku tjetër në mënyrë që ta largoja vëmendjen prej sëmundjes. Në vazhdimin e studimeve për përfundimin e diplomës si doktoreshë, në Angli. Kam kaluar provimin shtetëror gjatë trajtimit dhe kjo më bëri krenare për suksesin tim personal”- u shpreh Vera Ora.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *