• |
ide | kryesore

Melinda Ademi pëson një incident gjatë performancës (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Nuk janë të pakëta rastet kur artistëve nuk i shkojnë siç duhet performancat e tyre në skenë dhe aty-këtu ndodh edhe ndonjë rrëzim.

Qeshëm me videon e Lady Gaga-s e cila pësoi një rënie spektakolare nga skena, mirëpo një rrëzim të tillë e bëri edhe reperja shqiptare Melinda Ademi.

Teksa performonte në skenë gjatë një koncerti, ajo është rrëzuar mbi publikun dhe s’ka vonuar shumë të ngrihet sërish.

Ky moment s’mund të shpëtonte pa u filmuar nga të pranishmit që ndodheshin në publik.

Pasi është ngritur, reperja ka vazhduar normalisht me performancën e saj dhe duket se nuk ka pësuar dëmtime.

 

View this post on Instagram

 

@melindaademi rrezohet live duke kendu ne sken. #rap #hiphop

A post shared by HIP_H0P_SHQIP (@hip_h0p_shqip1) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *