• |
ide | kryesore

Mou sikletos Klopp: “I pëlqen mishi, por kapi peshkun …”

Sport



The Special One. Epiteti i Josè Mourinho, e sido ta mendosh mbi teknikun portugez, është më shumë se i gjetur. Pak në botën e futbollit kanë kapacitetin e ish-teknikut të Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid e Manchester United për të tërhequr vëmendjen mbi veten. Edhe kur është vetëm në tribunë, ndërsa në fushë janë kampioni i Europës Jurgen Klopp e një figurë si Ole Gunnar Solskjaer. Në Old Trafford, që ka qenë shtëpia e portugezit për dy sezone e gjysëm, Mou është protagonist i madh edhe pse është “vetëm” në rolin e komentatorit televiziv. E përpara ndeshjes nuk kanë munguar puthjet e dërguara për tifozët që e adhurojnë ende.

MISH E PESHK – Pastaj duhet të bëjë profesionistin dhe polemikat vijnë vetë. Edhe sepse, ashtu si bën të ditur The Sun, për mikrofonët e Sky Sports, Special One ka lëshuar deklarata të vecanta për Klopp, që në fund të ndeshjes është dukur nervoz për shkak të ndërhyrjeve të VAR. Ajo që e tërboi gjermanin ishte edhe sjellja difensive e United. Dicka që e ka origjinën… mourinhiane e që me sa duket e ka bezdisur shumë gjermanin. “Klopp pëlqen mishin, por kapi peshkun. United, me gjithë limitet që ka për momentin, vendosi të luante me pesë mbrojtës. E ishte solid, duke mos i dhënë mundësinë Liverpool të nisej në kundërsulm”.

DËSHPËRIMI – Me pak fjalë, një ndeshje e versionit Mou, shumë e rregullt dhe mjaft efikase. Aq sa për të dëshpëruar teknikun e kampionëve të europës. “Klopp nuk i pëlqeu menyja. I mungoi kualiteti për të përballuar një skuadër shumë të mbyllur. Kanë një ecuri fantastike me shumë fitore, por kundër skuadrave që luajnë kështu janë të limituar. Kur kundërshtarët luajnë si do Liverpool, Reds i shkatërrojnë”. E pastaj, për ta mbyllur, një tjetër shigjetë për gjermanin. “Klopp është dukshëm i dëshpëruar. Skuadra e tij është në një situatë fantastike, por në Old Trafford, që është një vend special, ai nuk ka fituar kurrë”. Ndryshe nga Mou…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *