• |
ide | kryesore

Në Spanjë ka një ultimatum për Zidane: nëse Real nuk fiton në Champions do të jetë lamtumirë

Sport



Situatë që zien në kampin e Real Madrid ku e ardhmja e Zinedine Zidane mund të varet nga ndeshja e ardhshme e blancos. Pas humbjes së fundit në kampionat kundër Mallorca, merengues duhet të japin një përgjigje të menjëhershme në Champions League, ku nesër sfidojnë Galatasary.

Sipas asaj që bën të ditur El Mundo, për Zidane është shansi i fundit në kohën kur Real Madrid, pas dy ndeshjeve të grupit, ka vetëm një pikë në klasifikim. Sfida në Türk Telekom Arena, është praktikisht një ndeshje për jashtë ose brenda. Florentino Perez nuk pranon që një gjë e tillë ti ndodhë në Champions League, ku historia madrilene thotë ndryshe. Ja përse, sipas përfundimit të ndeshjes do të merret një vendim. Emri kryesor për të marrë vendin e Zidane është ai i José Mourinho për të cilin po profilizohet një rikthim i jashtëzakonshëm në Madrid.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *